• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon ndërtimi i “Pazarit të Ri”, do të punësohen 1 mijë persona (GALERI)

by A R
12/03/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pazari i Ri është gati të hapë dyert në Ditën e Verës, për të mirëpritur 308 tregtarë që do të punësohen aty gjatë orëve të paradites, por edhe mijëra qytetarë që do duan të kalojnë orët e pasdites për të shijuar ushqimet dhe produktet vendase. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit edhe detajeve më të vogla, ndërsa ka përfunduar markata e mishit dhe e peshkut, si dhe tregu i fruta perimeve.

 Pazari i Ri u inspektua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi punën e kryer në kohë rekord dhe realizimin e projektit, i cili do t’i shërbejë gjithë Tiranës si një qendër e re tregtare, por edhe turistike e argëtimi.

 “Jam jashtëzakonisht entuziast sot për këtë mrekulli. Siç thotë ajo shprehja: duhet një fshat për të rritur një fëmijë, kurse për të lindur një projekt duhet bashkëpunim i jashtëzakonshëm. Nuk besoj se ka një histori suksesi në Shqipëri ku një fondacion perëndimor si AADF, së bashku me një autoritet vendor, me një kontraktor dhe dhjetëra nënkontraktorë, me qindra familje dhe banorë, të kenë gjetur gjuhën për këtë bashkëpunim. Do të thotë që kur ne shqiptarët vëmë mendjen e zemrën bashkë, mund të bëjmë gjëra të bukura dhe nuk qenka mision i pamundur të gjejmë gjuhën për gjëra të bukura”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 Ai theksoi se në realizimin e këtij projekti janë ruajtur karakteristikat e Tiranës së vjetër, të cilat janë ndërthurur me modernen, çka e shndërron Pazarin e Ri në një qendër që duhet vizituar. “Nga dita e martë, Tirana do të ketë një qytet të vjetër, një lagje historike, siç e ka çdo qytet tjetër, që përtej modernizimit dhe zhvillimit urban galopant që ka pësuar në vitet 90, të ketë mundësi që në zemër të qytetit të vet, në zemër të Tiranës, të ruajë atë që quhet pjesa historike, pjesa e vjetër”, shtoi kryetari i bashkisë.

 Veliaj theksoi se Pazari është dhurata më e mirë që Bashkia e Tiranës i bën gjithë qytetarëve në Ditën e Verës, ndaj i ka ftuar ata që ta shndërrojnë përurimin e këtij projekti në një festë të vërtetë. “Pasnesër duam të ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen, është Dita e Verës dhe një mënyrë më e mirë për të festuar Ditën e Verës se sa në një vend ku do të shiten produkte lokale, ku do të punësohen njerëz të këtij qyteti, ku do të përjetësohet trashëgimia kulturore e urbanistike e Tiranës, nuk ka, ndaj dhe besoj që qytetarët do të jetë të shumtë. Ne do të fillojmë aktivitetet që në mëngjes, do të vijojmë pastaj në Bulevard, por besoj se “xhevahiri” i Ditës së Verës do jetë hapja e Pazarit të Ri”, theksoi Veliaj. /b.d

Next Post
Mjete luksoze të vjedhura drejt Shqipërisë, procedohen 8 persona (GALERI)

Mjete luksoze të vjedhura drejt Shqipërisë, procedohen 8 persona (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In