• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon ndërtimi i korsisë së re për biçikletat në Bulevardin “Zogu I”

by Java News
26/01/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë, teksa ecni nëpër rrugët e Tiranës, me siguri i keni vënë re disa korsi të reja, ngjyrë tulle, apo punonjës që vendosin trafikndarëse të kuqe përgjatë Bulevardit. Janë korsitë që Bashkia e Tiranës po shtron për mbi 4 mijë biçikletat që do të pushtojnë kryeqytetin shumë shpejt. Një mjet i lirë alternativ transporti për qytetarët, që do t’i ndryshojë fytyrën Tiranës, e cila me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe linjën e autobusëve elektrikë po hyn në fazën e revolucionit të gjelbër.

Segmenti i parë i 10 km korsi të dedikuara biçikletash që ka përfunduar është ai në Bulevardin “Zogu I”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga një grup të rinjsh, të apasionuar pas biçikletës, inspektoi punimet e kryera dhe theksoi se ky është vetëm fillimi i një projekti që do të vazhdojë të shtrihet edhe më tej.

“Më në fund shohim dallëndyshen e parë të projektit prej 10 km korsi. Ky është segmenti i parë, më shumë sesa 1 km, në të gjithë gjatësinë e Bulevardit ‘Zogu I’, një rrugë ekskluzive, ndoshta rruga më romantike për biçikletat, e rrethuar nga pemë, e mbrojtur nga makinat, si kurrë më parë në Tiranë. Sigurisht, korsia do të lidhet më pas edhe me Bulevardin e Ri, ndërsa nga ana tjetër, kemi sheshin “Skënderbej”, një hapësirë të madhe pedonale për biçikletat. Mandej, do të vijojmë me korsitë e Unazës së Vogël, për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku siç e keni parë, jemi duke vendosur trafikndarëset e kuqe, për një korsi ekskluzive biçikletash”, u shpreh entuziast Veliaj.

Ai shtoi se synimi është që brenda një kohe të shkurtër, Tirana të ketë një rrjet minimal korsish të mbrojtura për biçikletat, çka natyrisht do të nxisë edhe më shumë përdorimin e tyre në kryeqytet. “Duam që brenda pranverës të kemi 10 km rrjet minimal korsi biçikletash, pra një rrjet të lidhur nga fillimi deri në fund për pjesën qendrore të Tiranës. Me ardhjen e 4 mijë biçikletave të reja në Tiranë, prej projektit që kemi me Bashkinë e Firences, qytetarët do mund ta përdorin atë më lirë se sa një biletë autobusi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se qytetarët duhet të respektojnë sinjalistikën për korsitë e dedikuara. “Ndryshimi në kulturë është më i rëndësishëm. Kjo që shohim është një korsi ekskluzive për biçikletat, kurse këmbësorët mund të ecin në trotuar, në të dy anët e rrugës. Sa për shoferët, ata kanë tre korsi, për t’i dhënë makinës dhe për të parkuar. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se pronarë makinash në Tiranë janë vetëm 15% e popullsisë, por zënë 95% të rrugëve. Kjo është e padrejtë sepse pronar i rrugës është edhe ai që ka biçikletë, është edhe ai që ecën në këmbë, edhe ai që merr autobusin; pra, pronarë të rrugëve janë të gjithë qytetarët e Tiranës”, u shpreh ai.

Për të ndërgjegjësuar qytetarët të respektojnë sinjalistikën, Veliaj tha se do të angazhohen disa vullnetarë. “Vullnetarët tanë do të tregohen të vëmendshëm për t’i orientuar qytetarët, por do të jemi të rreptë me shoferët, sidomos me ata që nuk respektojnë kthesën e biçikletës, që nuk i japin prioritet çiklistëve teksa dalin nga korsia për të kaluar kryqëzimin. Na duhet një sforco nga të gjithë, të tregojmë mirësi dhe dashamirësi për të respektuar një qytet me një milion banorë”, theksoi Veliaj.

Përfaqësuesi i grupit të vullnetarëve të EcoVolis, Ened Mato, vlerësoi projektin ambicioz të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se për herë të parë pas 27 vitesh, Tirana ka një plan konkret për ndërtimin e korsive të biçikletave. “Si çiklistë ndihemi të inkurajuar për herë të parë sepse ka një plan konkret, i cili është shumë më serioz se sa disa vija që nuk lidheshin me njëra-tjetrën. Për herë të parë, pas 27 vitesh, biçikleta po shihet si alternativë praktike, efiçiente, kundra ndotjes së ajrit. Biçikleta është mënyra më e thjeshtë, më e shëndetshme që qyteti të ketë ajër të pastër, dhe tani është momenti i një bashkëveprimi mes shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve, për të pasur një bashkëjetesë në rrugë, në trotuare dhe korsi të biçikletave”, u shpreh Mato.

Korsia e biçikletave kalon në trotuarin e mesit në Bulevardin “Zogu I”, fillon në Unazën e Vogël dhe përfundon në Unazën e Mesme në veri. Korsia e biçikletave ka një gjatësi rreth 1.2km vajtje-ardhje dhe gjerësi 2.5 m, me dy sense lëvizjeje. Përveç shtresave të nevojshme asfaltobetonit dhe aksesorëve të tjerë, korsitë e biçikletave janë pajisur me sinjalistikën e duhur për orientimin e kalimtarëve dhe çiklistëve.

a.ç

Next Post
‘Zot më jep durim’, edhe Neymar nxehet me gazetarët

Reali nuk dorëzohet, 300 mln euro për Neymar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi bëri thirrje 8 ditë rresht për protestë të dhunshme, Berisha ia faturon përgjegjësinë Ramës: Ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët!

Pasi bëri thirrje 8 ditë rresht për protestë të dhunshme, Berisha ia faturon përgjegjësinë Ramës: Ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët!

October 21, 2026
Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

October 21, 2026
Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

Dhuna në protestë, Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur! Pranga edhe 33-vjeçarit që dogji Komisariatin nr. 3, ku u plagosën 10 efektivë

October 21, 2026
“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

October 21, 2026
Putin mund të takohet me Trump në Kinë

Putin mund të takohet me Trump në Kinë

October 21, 2026
Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

October 21, 2026
Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

October 21, 2026
Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

October 21, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In