• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon ndërtimi i rrugës “Danish Jukniu” në kryeqytet

by Java News
26/08/2018 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre vjet më parë, Rr. “Danish Jukniu” në Njësinë 2 ishte një ferrishte dhe pa infrastrukturë urbane. Kryebashkiaku Erion Veliaj, asokohe në fushatë, u premtoi banorëve se kjo rrugë do të shndërrohej në një nga rrugët model të Tiranës. Ai u rikthye aty për të përuruar rrugën e re dhe për të mbajtur fjalën e dhënë tre vjet më parë. Kjo është hera e parë që investohet në Rr. “Danish Jukniu”, e cila tashmë është e pajisur me trotuare, ndriçim LED dhe infrastrukturë nëntokësore.

Veliaj ndau me banorët kënaqësinë për cilësinë e punimeve të kryera. “Mbaj mend kur kemi qenë këtu me banorët dhe ka qenë një ferrishte e jashtëzakonshme; një e tatëpjetë e mbushur me dhe, me inerte, ku njerëzit e ardhur nga çdo cep i Shqipërisë kanë munduar të krijojnë jetën e tyre, ama pa infrastrukturë. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve dhe më vjen mirë që e mbajtëm këtë premtim. Një rrugë, e cila është për t’u pasur zili edhe nga zonat në qendër të Tiranës sepse ndriçim LED nuk kemi as në qendër të Tiranës”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku falenderoi qytetarët për bashkëpunimin e treguar, duke ndihmuar bashkinë që ta zbatojë projektin me të gjitha parametrat. “Jam shumë i lumtur që sot jeta e këtyre banorëve është bërë pak më e mirë, më e lehtë, më e këndshme. Banorët kanë qenë shembullorë, i falenderoj me gjithë zemër; secili ka pranuar të tërheqë pak murin, për të liruar pak trotuar, që krijon një brez të sigurt për fëmijët, për këmbësorët, për familjarët. Do të doja ta mirëmbanim këtë investim. Mirëmbajtja e investimeve na mundëson të investojmë te blloku tjetër”, shtoi Veliaj.

Ai tha se viti i katërt i mandatit në krye të Bashkisë së Tiranës do t’i kushtohet kryesisht periferive të Tiranës, në mënyrë që zonat tërësisht informale të urbanizohen dhe banorët të ndjejnë se janë qytetarë të Tiranës. “Në këtë mandat kemi ndjekur një filozofi: viti i parë ka qenë viti i emergjencave; viti i dytë ishte viti i qendrës, me rregullimin e pikave kryesore si bulevardi apo sheshi; viti i tretë ishte viti i fshatrave, duke bëmë një lidhje të të gjitha fshatrave e komunave që u bashkuan me Tiranën. Vitin i katërt është viti i periferive, do të thotë se do të investojmë në zona si Sauku, Selita, Fresku, Kashari dhe Unaza e Re”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se aktualisht në Tiranë janë hapur rreth 100 kantiere pune, duke përfshirë rrugë, blloqe banimi, investime në ujësjellës etj. “Jam i lumtur që edhe në këtë vit të fundit kemi një paketë prej 100 investimesh. Një pjesë e madhe e tyre janë duke u mbyllur përpara se të vijë shtatori, por me Tiranën që është sot, 1200 km2, ka gjithmonë edhe më shumë punë për të bërë, ndaj besoj se më e mira është përpara”, tha ai.

Gjithashtu, Veliaj informoi se krahas investimeve në infrastrukturën urbane, bashkia po vijon punën edhe sa i përket infrastrukturës arsimore. Ai tha se këtë vit do të hapet edhe shkolla e re “Kosova”, e cila do të krijojë mundësi që shkollat përreth të ulin numrin e nxënësve nëpër klasa. “Shumë shpejt hapet shkolla e re “Kosova”, e cila ndodhet më afër se “Mihal Grameno”, “Fan Noli” apo shkolla të tjera 9-vjeçare, si “Osman Myderizi”, ku fëmijët e kësaj zone janë të detyruar të shkojnë në shkollë”, tha kryebashkiaku.

Rr. “Danish Jukniu” ndodhet në Njësinë 2, në zonën e Saukut. Ajo kufizohet nga lindja me rrugën kryesore të Saukut dhe në perëndim nga Unaza e Madhe. Rruga është me rëndësi për lëvizjen e banorëve të kësaj zone dhe shërben edhe si aks kryesor lidhës me rrugën e “Elbasanit”. Kjo është një zonë informale, e cila nuk ka pasur ndonjëherë ndërhyrje./a.ç

Next Post

Ju duan me gjithë fuqinë e shpirtit, 3 shenjat e zodiakut që bëjnë gjithçka për dashurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com