• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar, PD ngre grupe pune për protestën e 22 dhjetorit

by A R
17/12/2025 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë që nga muaji Mars, Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar. Në agjendën e saj sot, 17 dhjetor ishte parashikuar situata politike dhe organizimi i protestës së 22 dhjetorit. Kjo e fundit mori vëmendjen kryesore të diskutimeve duke shtyrë për një mbledhje tjetër diskutimet për çështjet e ndryshme, edhe për analizën brenda partisë.

Siç raportoi gazetari Enkel Xhangoli, gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura ka pasur disa propozime. Në fund u vendos që ndryshe nga herët e tjera të ngrihen disa grupe pune që do të merren me mobilizimin e strukturave dhe qytetarëve për protestën e së hënës. Puna e tyre do të monitorohet vazhdimisht nga partia, kjo edhe për faktin, siç raportoi Xhangoli, se ka pasur akuza në të shkuarën që nuk është punuar sa duhet.

“Noka është shprehur që për të patur një lloj miratimi nga anëtarët, grupet e punës duhet të punojnë në terren dhe do monitorohen nga anëtarët e Këshillit Kombëtar”, raportoi gazetari.

Gjithsesi deri në këto momente nuk ka pasur një udhëzues konkret apo platformë për protestat nëse do vijojnë apo do ketë vetëm një protestë kombëtare

Berisha u la porosi që të punojnë dhe të koordinohen me strukturat në të gjithë vendin që të kenë protestë kombëtare që do vijojë deri në rrëzimin e qeverisë.

Ndërkohë nuk ka emra kush janë personat që do marrin pjesë në këto grupe pune, por mendohet se përfshihen persona dhe individë që njohin territorin ku do të punojnë.

“Do jenë individë që kanë kohë që operojnë në këto qarqe si përfaqësues të PD-së”, raportoi gazetari Xhangoli.

Ndërkohë gjatë mbledhjes, një prej anëtarëve, Lisandër Hoxha, ka paraqitur një platformë ku kërkonte përjashtimin nga radhët e PD-së personat e lidhur me Sorosin, ata që kanë fituar tendera nga qeveria si dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor brenda partisë për mënyrën si janë marrë firmat e deputetëve për të mbështetur Endrit Shabanin si Avokat Populli.

“Duke qenë se fokusi u përqendrua te protesta, këto diskutime u shtynë për mbledhjen e radhës data e të cilës nuk është përcaktuar ende”, raportoi gazetari.

Next Post
Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar. Klubi i Premier League del me njoftim

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar. Klubi i Premier League del me njoftim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In