• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon mbledhja e grupit të PS, Balla: S’do ketë mocion me debat! “Tullumbacja” e protestës po shfryhet…

by A R
29/06/2026 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes ka folur për mediat, duke u ndalur veçanërisht te protesta e zhvilluar. Ai theksoi se projekti në Zvërnec është një domosdoshmëri për ekonominë e Shqipërisë dhe një investim me rëndësi të madhe për zhvillimin e vendit.

“Kam informuar grupin parlamentar për qëndrimin që do mbajmë. Sa i përket një kërkese për mocion me debat, disa kërkesa nga grupi parlamentar i PD, të lexuar nga protesta, as nuk e njoh, as nuk e pranoj partinë e Saliut si ndërmjetës mes nesh. Respektoj ato që dolën në protestë për çështje që lidheshin me norma mjedisore, një investim që do bëhet domosdoshmërisht, e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë elementë, duket qartë që janë interesa që lidheshin me konkurrenca rajonale turistike. Dita ditës, kjo histori po zbardhet. As nuk e pranoj dhe as nuk e njoh partinë e Saliut si interlokutor mes nesh dhe protestuesve.

Peticionin tim personal e dini fare mirë për këtë proces. Respektoj të gjithë ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me shqetësime dhe dëshira për respektimin e normave mjedisore, në lidhje me një investim të domosdoshëm dhe jetik për ekonominë e vendit në Zvërnec.

Ky është një investim që do të bëhet domosdoshmërisht, sepse përbën një mundësi të madhe për Shqipërinë, pasi vjen një herë në disa dekada.

Brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që, që nga dita e parë, kanë kërkuar ta fryjnë këtë “tullumbace”, e cila pothuajse ka plasur tashmë. Duket qartë se ka interesa që lidhen me konkurrencën rajonale turistike, me interferenca të huaja dhe me vende jo miqësore për Shqipërinë.

Dita-ditës kjo histori po zbardhet. Kjo “tullumbace” po shfryhet dhe tashmë është e dukshme për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai.

Next Post
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

Nga 1 korriku rreth 900 pensionistë përfitojnë nga indeksimi i ri, Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% që nga viti 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com