• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon masterplani i ISHP, Manastirliu: Investimi nis me buxhetin e ri

by A R
15/12/2022 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantohet masterplani përfundimtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë prezantimit të këtij masterplani se ky Institut është projektuar me kapacitetet të shtuara dhe për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.

Duke folur për strukturën e re të ridimensionimit të Insitutit të Shëndetit Publik, Ministrja Manastirliu tha:

“Në masterplanin e përfunduar kemi propozuar jo vetëm të gjithë vizionin për të ndërtuar një laborator të ri, që do t’i shërbejë Insitutit të Shëndetit Publik, i cili do të përmbledh të gjithë laboratorët që sot ekzistojnë në godinën aktuale dhe të shpërndarë në godina të tjera por edhe do të rehabilitojë godinën qendrore të Institutit të Shëndetit Publik duke i dhënë asaj vlera të vërteta të një institucioni, i cili zhvillohet më tej nga pikëpamja shkencore dhe nga pikëpamja organizative“.

Rindërtimi i Insitutit të Shëndetit Publik është I bazuar në bazat e një themeli të ri të kuptimit të intelligencës artificiale:

“Në përpjekje për të vijuar edhe gjithashtu qasjen tonë për zhvillimin e digjitalizimit në strukturat e Institutit të Shëndetit Publik për të rritur nivelin e survejancës aktive dhe për të krijuar mundësinë që pikërisht në këto institucione, këto struktura të Institutit të mundet të jenë sa më të afta për t’ju përshtatur gjithashtu edhe të gjitha risive, duke shkuar drejt digjitalizimit por edhe drejt inteligjencës artificiale. Sepse dihet që tashmë rrugët janë të hapura për t’u zhvilluar dhe për të ecur më shpejt në drejtim të sistemeve digjitale, në drejtim të monitorimit të shëndetit të popullatës, në drejtim të monitorimit të sëmundjeve infektive dhe atyre jo-infektive”-tha Manastirliu.

Finalizimi i masterplanit të Institutit të Shëndetit Publik do të vijojë me konkretizimin e tij, duke nisur nga buxheti i vitit të ardhshëm. Faza e parë fillon me ndërtimin e godinës së laboratorëve që fillon në vitin 2023, një investim i siguruar nga buxheti i shtetit dhe më pas me godinën qendrore të Institutit të Shëndetit Publik.

/a.r

Next Post
“Ekonomia kombëtare kineze ruan rimëkëmbjen”

"Ekonomia kombëtare kineze ruan rimëkëmbjen"

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ju lutem a ka nji person,ose istitucion qe jepe nji pergjigje reale.Ne vendin tone femijte vizitohen te mjeku i shtepise,ose tek mjekket e tjere kundrejte pagesave.Njekosisht edhe ilacet qe rekomandohen nga mjeket per sherimin e femise te gjitha me para.Qofshin edhe ato kronike,jam kurioz te dije.Kam debatuar me disa person qe kane femijte ne moshe 4 deri ne 5 vjece,ata thone qe paguajme vizitat e ilacet per femijte tane deri ne nji,ska vizita e ilace pa paguar parate..

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Po te degjosh brockullat e sh ministre te lene me goje hapur,eshte per tu habitur,brockullat e shoqes,me te vertetat per kujdesin e femijve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In