• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon këndi i lojrave te “Ali Demi”, Veliaj: Investojmë në çdo lagje

by A R
05/03/2017 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijëve të Tiranës u është shtuar edhe këndi i dhjetë i lodrave, i cili është konceptuar si një hapësirë argëtimi për të gjitha grupmoshat. Investimi i Bashkisë së Tiranës ka marrë mbështetjen e Bankës Raiffeisen dhe përfshin module të ndryshme lojërash, një shatërvan, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se projekte të ngjashme do të vijojnë në çdo njësi administrative. “Jam shumë entuziast që hapim këndin e 10-të të lodrave. Mbaj mend se vjet, pasi përfundoi sherri te Liqeni, thashë jo vetëm që ai kënd lodrash do ishte sukses, por do bëjmë nga një të tillë në çdo lagje. Kishte shumë njerëz që thoshin pse i bëni te Liqeni dhe jo nëpër lagje? Përgjigja jonë ishte: Do t’i bëjmë edhe te Liqeni, edhe nëpër lagje”, tha Veliaj.

Duke i konsideruar investime të tilla si një pasuri për të gjithë komunitetin, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për mirëmbajtjen e tyre. “Në një qytet me 1 milion banorë, ku 300 mijë janë fëmijë, si një familje që i ka fëmijët prioritet, po ashtu edhe një qytet, edhe një bashki, si një familje e madhe, duhet të ketë fëmijët prioritet. Dua të ftoj të gjithë banorët, gjyshërit, gjyshet, që ta ruajnë e ta mirëmbajnë. E kemi të pamundur që me kaq investime që po bëjmë, t’i vendosim nga një roje çdo investimi. Ama, nëse secili qytetar sillet si kujdestar, sillet si njeri i vëmendshëm, sepse ky kënd i shërben gjithë komunitetit, atëherë do të mund të kemi një jetë më të gjatë në këto investime”, tha ai.

Veliaj bëri të ditur projektin ambicioz të Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë në çdo lagje në nivel kapilar për të rehabilituar infrastrukturën. “Tani ka ardhur koha që të futemi nëpër lagje në nivel kapilar. Kështu që, propozimi ynë është që vitin e dytë të mandatit të fokusohemi në lagje, në sheshet brenda pallateve. Disa si te “Dhimitër Kamarda” e të tjera, i kemi filluar, disa rehabilitime po i bëjmë edhe në Shkozë për komunitetin rom, për komunitetin egjiptian, por tani ka ardhur koha të futemi në çdo rrëzë të lagjes, që të sigurohemi që kjo cilësi në rrugët kryesore të përkthehet edhe në të gjitha sheshpushimet e pallateve dhe hapësirat komunitare”, tha ai.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në procesin e zgjedhjes së administratorëve të pallateve, të cilët do të lehtësojnë më tej zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për të zgjedhur ata vetë administratorët e pallateve. Nëse kemi në çdo pallat nga një administrator, është shumë më e lehtë pastaj, që të bëjmë investime, që të dimë ku janë problematikat. Kur i grupojmë në nivel administratorësh, e kemi edhe më të lehtë të investojmë, por edhe t’i mirëmbajmë”, tha Veliaj.

Next Post
Bilisht/ Shpërthen bombola në qendër shëndetësore, plagosen dy infermiere

Zjarr në zonën muzeale të Gjirokastrës, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In