• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon godina e re në Qytetin Studenti, Veliaj: Së shpejti nis kampusi më i madh studentor; e mbajtëm premtimin për abone falas

by Java News
03/04/2023 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon rikonstruksioni i një godine tjetër në Qytetin Studenti, e cila do të presë së shpejti 300 studentë, me kushte më cilësore dhe hapësira më të mëdha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Arben Pëllumbi, inspektoi detajet e fundit të godinës së rikonstruktuar, u shpreh se përmirësimi i kushteve për ata që studiojnë në Tiranë është prioritet i bashkisë.

“Sot kemi rikuperuar konviktin nr.18; jo vetëm hapësirën ekzistuese, por kemi vajtur një kat më lart dhe një kat më poshtë, për të përdorur maksimalisht terrenin që kemi këtu, duke pasur parasysh se me kampusin universitar do të shtohet volume i studentëve. Duam që në kampus të transferojmë një pjesë të madhe të Fakultetit Juridik, duam të shtohet Fakulteti i Gjuhë-Letërsisë; duam te kemi një hapësirë të madhe për shkencat sociale, edhe me Bibliotekën, por edhe me shtesat e klasave që ata kanë pasur nevojë, ndaj dhe ne parashikojmë që me të mbyllur këtë projekt të konvikteve, do fillojmë konviktet e reja me GIZ, KFW e BE, dhe do vazhdojmë pastaj me pjesën e Kampusit”, tha Veliaj.

Ai tha se detyra e Bashkisë së Tiranës është të sigurohet se kush vjen si student në Tiranë, të ndihet si në shtëpi, të trajtohet me respekt dhe të ketë kushte optimale.

“Pjesa e Kampusit do të jetë projekti ynë i mandatit të tretë, ndaj duam të fokusohemi aty për ta mbyllur përfundimisht historinë e Qytetit Studenti. Ajo që kam parë është se ka sjellë një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Imagjino, një prind i cili mund të jetë në Shkodër, në Tropojë, në Tepelenë apo në Këlcyrë, nis dritën e syrit, fëmijën e tij për në Tiranë… mirë paragjykimi që vjen nga një pjesë e politikës, që thotë ‘jo po janë të ardhur, jo po konviktorë’, çka është një çmenduri të thuhet në vitin 2023. Ndaj, kemi bërë gjënë e duhur kur mbajtëm premtimin për abonetë e studentit falas, me Kartën e Studentit, e cila ofron mbi 2000 shërbime, të cilat janë premtime që mund të bëhen”, vijoi më tej ai.

Veliaj përmendi disa nga lehtësimet që Bashkia e Tiranës ka bërë për studentët dhe shtoi se do vazhdojë t’i mbështesë ata gjatë viteve të studimit të tyre.

“Me Këshillin Bashkiak kemi vendosur që 50% të kostos së konvikteve e paguan bashkia. Ky është një premtim që mund të bëhet, mund të mbahet dhe e kemi mbajtur. Ndaj, parimi është: Të themi atë që vërtet do të bëjmë dhe jo të prodhojmë një histeri kolektive për gjëra që nuk del llogaria dhe që nuk i ka bërë askush tjetër. Për studentët, edhe këtë vit do të vazhdojmë me abonenë falas dhe me gjysmën e kostos së konviktit të paguar nga bashkia”, sqaroi Veliaj.

Në fund, ai ftoi banorët që kanë jetuar më parë në këto godina studentore, që të aplikojnë për bonusin e qirasë. “Është e rëndësishme të theksojmë se banoret, të cilët kanë banuar në këto konvikte, do të trajtohen me bonus qiraje nga Njësia 2. Në vitin 2023 nuk mund të lejohet zaptimi. Nuk mund të rikthehemi prapë për të zënë godinat sepse ato janë për studentët. Ftoj edhe ata banorë që nuk kanë aplikuar ende për bonusin e qirasë, të aplikojnë pranë njësisë. Një pjesë ka filluar të marrë bonusin e qerasë, por nuk duam të lëmë asnjë njëri në rrugë, ama secili në vendin e vet. Banorët nëpër shtëpi, studentët në godinat e Qytetit Studenti”, përfundoi Veliaj.

Next Post
KAS rrëzon anikimin e PS, i hapet rrugë kandidimit të Gjergj Mërkurit si i pavarur në Sarandë

KAS rrëzon anikimin e PS, i hapet rrugë kandidimit të Gjergj Mërkurit si i pavarur në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

December 25, 2025
“Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë”/ “Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA

“Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë”/ “Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA

December 25, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Habit me deklaratën e tij Dash Shehi: Po përfundojmë si Bjellorusia, institucionet janë zgavra korrupsioni

December 25, 2025
“Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet”/ De Biasi: Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës! Nuk e kisha të lehtë

La Gjimshitin jashtë listës në EURO 2016/ De Biasi e pranon: Më dhemb zemra që nuk i dhashë mundësinë të luante

December 25, 2025
Mot i keq përfshin Italinë/ Alarm i kuq në disa rajone, rrëshqitje dheu dhe evakuime

Mot i keq përfshin Italinë/ Alarm i kuq në disa rajone, rrëshqitje dheu dhe evakuime

December 25, 2025
U akuzua se po jep bonuse për shkak të zgjedhjeve/ “Blerje” votash? Reagon Albin Kurti: E kemi bërë çdo vit

U akuzua se po jep bonuse për shkak të zgjedhjeve/ “Blerje” votash? Reagon Albin Kurti: E kemi bërë çdo vit

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Krimi makabër në Suedi/ Detajet, një person vrau me hanxhar një grua, plagos dhe dy të tjerë. Autori u qëllua nga…

December 25, 2025
U ul në fund të mbledhjes si hakmarrje se ju bashkua Salianjit? Përgjigjet Alimehmeti

U ul në fund të mbledhjes si hakmarrje se ju bashkua Salianjit? Përgjigjet Alimehmeti

December 25, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Plani i ri i paqes me Rusinë/ Zelensky flet me Steve Wtikoff dhe Jared Kushner

December 25, 2025
“Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet”/ De Biasi: Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës! Nuk e kisha të lehtë

“Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet”/ De Biasi: Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës! Nuk e kisha të lehtë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com