• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përfundon brenda vitit”, Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

by A R
30/01/2025 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kanë inspektuar punimet për rikonstruksionin e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, një investim i buxhetit të shtetit.

Ministrja Koçiu deklaroi se punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti së bashku me mobilimin dhe pajisjet e teknologjisë së lartë duke e transformuar në qendër lider në ofrimin e kujdesit obstetrik dhe gjinekologjik si dhe duke siguruar standarde të larta për kujdesin shëndetësor ndaj nënave dhe fëmijëve.

“Përfundon brenda vitit 2025”, Rama dhe Koçiu

Ajo theksoi se ky investim në një sipërfaqe prej rreth 6 mijë metër katrorë përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. “Rikonstruksioni i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po realizohet në dy faza. Faza e parë që ka të bëjë edhe me ndërtimin e godinës kryesore diku te 6 mijë metër katrorë  dhe ka përfunduar në fund të vitit që shkoi. Në godinën e re, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë janë shërbimet kryesore, shërbimi obstetrikë-gjinekologjisë, shërbimi i imazherisë, qendrën e gruas që është e gjitha e ndërtuar e re”, u shpreh Koçiu duke shtuar se ndërkohë ka filluar faza e dytë me rikonstruksionin e ambienteve të neonatologjisë.

“Përfundon brenda vitit 2025”, Rama dhe Koçiu

Gjithashtu, Koçiu vuri në duke se është mundësuar dyfishim të kapaciteteve, 7 salla operacioni 6 salla lindjeje me kushte bashkëkohore si dhe ofrimin e shërbimit të neonatologjisë dhe qendrën e parë të prematuritetit. “Nga 260 shtretër që janë aktualisht, kapacitetet e shtretërve janë rritur në 320. Secili nga shërbimet ka edhe shërbimin intensiv. Me shërbimin e neonatologjisë kompletohet i gjithë korpusi spitalor. Ndërkohë që tek faza e dytë kemi edhe qendrën e prematuritetit e ndarë në dy klinika. Klinikën për nënat që kanë risk të lartë gjatë shtatzanisë dhe klinika për fëmijët që lindin prematurë. Është qendër e re që krijohet këtu dhe vjen edhe si rezultat i shtimit dhe organizimit të ambienteve të reja”, nënvizoi Koçiu.

“Përfundon brenda vitit 2025”, Rama dhe Koçiu

Ajo shtoi se do të nisë puna edhe për rikonstruksionin e shërbimeve të tjera duke bërë edhe zhvendosje të tyre në ambientet e reja me qëllim që të mos të ndërpriten shërbimet në asnjë moment. Me Buxhetin e vitit 2025 mbështetet “Paketa e fertilitetit” edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që do të mundësojë shërbim falas të fertilizimit in vitro me teknologji të avancuar për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë.

Next Post
LIVE nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”! Qindra besimtarë e personalitete përcjellin Kryepeshkopin Anastas

LIVE nga Katedralja "Ngjallja e Krishtit"! Qindra besimtarë e personalitete përcjellin Kryepeshkopin Anastas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In