Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektoi sot në Fushë-Krujë punimet një nga lagjet e reja që do të ngrihen si model i rindërtimit, aty ku tërmeti i vitit të kaluar goditi fort.
“Në tre javët e fundit është realizuar më shumë së 40% e punimeve në kantier, ndërsa në dhjetor kjo do jetë padyshim një nga zonat e para që do të mirëpresë më shumë se 1140 banorë në 228 banesa të reja”, deklaroi ministri Ahmetaj.
Sipas tij, puna për rindërtimin vazhdon çdo ditë pavarësisht pandemisë apo debatit politik, me një kilometër të ri, një shkollë të re, një shtëpi të re, një lagje të re.
“Shumë muaj më parë shumë kush mund të ishte skeptik për programin por sot çdo shqiptar po shikon se si kjo qeveri i del zot popullit të vet në nevojë”, tha Ahmetaj.