• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundojnë punimet në Rr. “Kadri Kërçiku”, Veliaj: “Të bashkëpunojmë për Teatrin e ri, do jetë bizhuja më e bukur e Tiranës”

by Ardit Rada
20/05/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas punës për rikonstruksionin e godinave të “Qytetit Studenti” dhe projektit për ndërtimin e Kampusit Universitar, Bashkia e Tiranës po punon edhe për urbanizimin e blloqeve të banimit përreth tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në Rr. “Kadri Kërçiku”, ku balta dhe ujërat e zeza i kanë lënë vend asfaltit dhe rrjetit të ri të kanalizimeve.

“Kjo rrugë është një venë komunikimi midis rrugës së Elbasanit, nga njëra anë, dhe Qytetit Studenti e gjithë banesave të tjera në këtë anë, duke sjellë urbanizim. Plani është që të mbarojmë urbanizimin në zonat urbane dhe në lagjet përreth Qytetit Studenti, ndërkohë që janë zhvilluar edhe mbledhjet e para të komisionit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar. Po ashtu, do të ribëjmë edhe tre konviktet që ishin zaptuar dhe kur them të zaptuara, e them në kontekstin e shumë ndërtesave të zaptuara në Tiranës, siç ishte Teatri, siç kanë qenë shkollat, kopshtet”, tha Veliaj.

Ai shtoi se puna në këtë lagje do të vijojë edhe me ndërtimin e konvikteve të reja, ndërsa theksoi se rregulli i këtij qyteti është që, askush dhe për asnjë arsye nuk e zapton pronën publike, siç ka ndodhur më parë me Teatrin Kombëtar apo “Qytetin Studenti”. “Ata që e kishin zaptuar, qoftë edhe për 30 vjet, ‘Qytetin Studenti’ morën qira, po trajtohen me respekt e dinjitet. Qiratë po paguhen nga taksat e atyre që s’kanë zaptuar asgjë. Do ndërtojmë pallatet pas projektit të rindërtimit për tërmetin, do marrin shtëpitë e reja, por jo zaptim në Qytetin Studenti. Për studentët do ndërtojmë konviktet që u shembën prej tërmetit, do ndërtojmë po ashtu edhe pjesët e tjera të Kampusit Universitar, për ta kthyer në një nga ishujt më modernë të Tiranës sonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se aty ku ka pasur bashkëpunim, puna ka ecur më shpejt. “Jam mirënjohës për qytetarët që kanë bashkëpunuar, rruga mbaroi shumë shpejt. Kur ka bashkëpunim, puna mbaron shpejt; kur bllokojmë njëri-tjetrin, si tek Astiri dhe Teatri, do t’i kishim mbaruar këto punë, por sapo i kemi nisur. Ndaj, nëse do kishim bërë përjashtime, fjala vjen do t’i lejonim zaptuesit e Qytetit Studenti, por jo ata të Teatrit, apo nëse do lejonim zaptuesit e një kopshti dhe jo ata te Astiri, do kishte të drejtë secili të thoshte se këtu ka diskriminim. Por, përsa kohë që rregulli në këtë qytet është që ti nuk zapton dhe ti nuk e pengon qytetin të zhvillohet, atëherë kjo vlen për këdo”, tha Veliaj.

Ndaj, ai u bëri thirrje për bashkëpunim të gjithë atyre që pengojnë ende te Astiri dhe Teatri, se qyteti duhet të ecë përpara. “Na duhet ende bashkëpunim te Astiri sepse kemi akoma punë për të pastruar çibanët e vegjël, që të sigurohemi që ajo të jetë një arterie ekonomike dhe transport i rëndësishëm për Tiranën. Na duhet ende bashkëpunim tek Teatri: 22 vite debat dhe dy vite e gjysmë konsultime morën fund, tani le të shohim përpara. Kush mendon se ato parti që nuk e shpallën kurrë monument kulture, as e financuan kurrë artin, nuk ka kuller në Tiranë dhe Prishtinë që nuk e kupton se me ne mund të ketë pakënaqësi, jemi larg të qenit perfekt, por diferenca mes nesh dhe atyre që të japin dru që në sekondën e parë kur nuk bie dakord me ta, është dita me natën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimin të gjithë atyre që kundërshtojnë teatrin e ri. Ai siguroi se ashtu si sheshi “Skëndërbej” apo Pazari i Ri, edhe Teatri i Ri do të jetë një tjetër bizhu e bukur e Tiranës. “Nëse duhet bashkëpunim për të bërë një rrugë, një shkollë, një çerdhe a një kopsht, duhet patjetër bashkëpunim për të bërë autostrada dhe teatër. E kam shtrirë dorën e bashkëpunimit; kemi 3-4 muaj kohë për ta detajuar, për t’u siguruar që nuk i mungon asgjë për të pasur ndoshta bizhunë më të bukur të Tiranës tonë dhe ashtu siç vijnë njerëz për të parë sheshin “Skënderbej”, Pazarin apo Kalanë, jam i sigurt se do të jenë një kontingjent njerëzish që do të vijnë në Tiranë vetëm për të parë teatrin”, u shpreh Veliaj.

Rehabilitimi i rrugës “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2 përfshiu rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin, asfaltimin etj.

Next Post
Njihuni me infermieren 20-vjeçare, që u shërben e zhveshur të infektuarve nga COVID-19

Njihuni me infermieren 20-vjeçare, që u shërben e zhveshur të infektuarve nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In