• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përfundoi me protesta takimi i G20-ës në Hamburg

by Java News
09/07/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i 20 vendeve më të zhvilluara të botës u mbyll të shtunën në një atmosferë protestash të dhunshme dhe me Presidentin Donald Trump në qendër të vëmendjes.

Mes arritjeve të Trumpit, ishin një takim i ngrohtë me presidentin rus, Vladimir Putin, një marrëveshje për armëpushim të pjesshëm për Sirinë dhe një premtim për përshpejtimin e marrëveshjes tregtare me Britaninë.

Por deklarata përfundimtare e takimit nxori në pah qëndrimet e ndryshme me disa udhëheqës të 20-ës për ndryshimin e klimës dhe një reagim ndaj perceptimit të tyre për politikën “Amerika e para” të presidentit Trump, që shihet gjerësisht si izolacioniste. Në deklaratën e tyre, udhëheqësit ranë dakord të “luftonin proteksionizmin”, raporton VOA. Në ditën e fundit të takimit, President Trump u takua me udhëheqësit e Britanisë, Indonezisë, Singaporit, Japonisë dhe Kinës.

Në një sesion për gratë sipërmarrëse, presidenti bëri një gjest pajtues ndaj organizatores së takimit të nivelit të lartë, kancelares gjermane Angela Merkel, ndoshta kritikja më e zëshme në takim ndaj politikave të Presidentit Trump për tregtinë dhe klimën.

Presidenti Trump e vlerësoi kancelaren Merkel për organizimin e takimit, megjithë protestat e vazhdueshme që u përshkallëzuan në Hamburg dhe përfshinë djegien e makinave dhe plaçkitjen e bizneseve. Takimi i fundit i ditës i Trumpit ishte me Presidentin kinez, Xi Jinping, me të cilin ai pritej të trajtonte çështjen e vështirë të Koresë së Veriut. Trump ka kritikuar udhëheqjen kineze duke thënë se nuk e ka përdorur ndikimin tek Koreja e Veriut për ta bindur të heqë dorë nga provat me raketa. Trump dhe delegacioni që e shoqëronte u larguan nga Hamburgu menjëherë pas takimit me presidentin Xi.

Takimi Trump-Putin

Ishte pjesa që pritej më me padurim ndër aktivitetet e samitit të G20-ës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u ul për herë të parë përkrah udhëheqësit të Rusisë, në kuadrin e samitit dyditor. Fryma e takimit ishte miqësore, dhe siç u shpreh Presidenti Trump, SHBA-ja pret “gjëra pozitive në marrëdhënien ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”. Putin tha se ishte “kënaqësi” që takoheshin personalisht dhe Presidenti Trump u përgjigj se ndjehej “i nderuar” që u takuan.

Takimi zgjati më shumë se dy orë, shumë më tepër nga ç’ishte parashikuar, saqë Presidentit Trump iu desh të shtynte për të shtunën një takim të planifikuar me kryeministren britanike, Theresa May.

Megjithë tonin miqësor të takimit, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se udhëheqësi amerikan e kishte pyetur vazhdimisht Putinin lidhur me akuzat se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.Rusët kanë mohuar çdo lloj ndërhyrjeje në procesin e zgjedhjeve.

“Presidenti Trump tha se kishte dëgjuar pohime të prera nga Presidenti Putin se nuk ishte e vërtetë dhe se autoritetet ruse nuk kishin ndërhyrë në zgjedhje dhe zoti Trump tha se i pranon këto pohime (të zotit Putin). Kaq”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në fund të takimit të nivelit të lartë, Putin u tha gazetarëve se duhet të pyesnin Trumpin nëse ai i pranonte apo jo pohimet e tij.Zyrtarët amerikanë nuk e kanë konfirmuar përshkrimin e Lavrovit për përgjigjen e Presidentit Trump ndaj komenteve të Putinit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Raporti për fushatën, partitë shpenzuan deri në 40 mijë USD për një miting

Raporti për fushatën, partitë shpenzuan deri në 40 mijë USD për një miting

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In