Një zjarr i madh ka rënë në një objekt pasditen e sotme në Gjirokastër. Zjarri ka përfshirë një ofiçinë, poshtë një banese dykatëshe në lagjen “Dunavat i dytë”
Sipas dëshmitarëve zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe ka rrezikuar edhe banesën. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve.
Deri tani ka dy pista për shkakun e zjarrit, dyshohet për një shkëndijë elektrike ose bombol gazi. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, në mjetet e punës së ofiçinës.
a.ç










