Përfshihet nga flakët një godinë e vjetër e pabanuar në kalanë e Elbasanit. Bëhet fjalë për një ndërtesë e cila ka qenë një ish-shkollë private, por prej vitesh është jo funksionale.
Ekipet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
Situata është e rënduar për shkak të banesave ngjitur.