Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët, në lagjen numër 17, të qytetit të Korçës. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë e shërbimeve zjarrfikëse, si dhe forca të policisë. Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
/a.meta