Kati parë i një banese dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë, në Pogradec.
Zjarri ka rënë rreth orës 19:30 të ditës së mërkurë ndërsa nuk dihet shkaku i rënies.
Shërbimi zjarrëfikës ka arritur të ndërhyjë në kohë duke izoluar përhapjen e zjarrit në katin e dytë të banesës.
Mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.
a.cupaj