Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje e sipër, mesditën e sotme, ndërsa në drejtim ndodhej një vajzë.
Ngjarja është shënuar rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, në Tiranë.
Dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.Gj., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r