Dy makina janë përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, ku dyshohet se makinat e djegura janë të një çifti bashkëshortësh.
Njëra nga mjetet e djegura i përket ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.
Ndërkohë mjeti tjetër i djegur është i bashkëshortes së tij, e cila punon në zyrën e Urbanistikës, në Bashklinë e Elbasanit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se para zjarrit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Dyshohet se dy mjeteve iu është vënë zjarri qëllimisht për shkak se ishin të parkuara rreth 50 metra larg njëra tjetrës, ndërkohë që hetimet janë në vijim.