Koshat e mbetjeve në bulevardin “Aqif Pasha”, në afërsi të një supermarketi dhe te kryqëzimi i “1 Majit” në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët njëri pas tjetrit mbrëmjen e kësaj të marte.
A2 CNN mëson se zjarret dyshohet se janë të qëllimshëm. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi, të cilat krijuan shqetësim te banorët e zonës. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarri.
Një nga pistat kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme dhe po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies.