Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Ai shkruan se tani do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje në mënyrë që 500 mijë shqiptarë të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.
“LAJM I MIRË. Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkruan Rama./m.j