• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfituan nga amnistia 100 të korruptuar? PD kërkon interpelancë me Manjan: U përbetuat se s’përfitonin të dënuarit nga GJKKO

by Java News
01/05/2024 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike kërkon sqarim nga ministri i Drejtësisë për amnistinë penale, të kaluar 25 ditë më parë me votat e PS dhe Rithemelimit, nga e cila raportohet se kanë përfituar rreth 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO.

Në kërkesën për interpelancë, numri dy i PD, Enkelejd Alibeaj rendit 16 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

’25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”. Sot, mediat BIRN Albania dhe Investigative Network Albania kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).

Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë.’- shkruan Alibeaj.

Me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër Kuvendi i dha dritën jeshile amnistisë penale nga e cila përfituan 780 të dënuar, ndërsa për 2662 persona të dënuar me shërbim prove u mbaroi dënimi./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

November 28, 2026
FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

November 28, 2026
Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

November 28, 2026
Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

November 28, 2026
PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

November 28, 2026
Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

November 28, 2026
U raportua fluks i lartë kërkesash, vetëm 59% e të regjistruarve morën pjesë në konkursin për Mjekësinë e Përgjithshme

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

November 28, 2026
NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

November 28, 2026
VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In