• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfituan bashkëpunëtorë të fashizmit, PS kërkon verifikim të statuseve ‘Dëshmorët e Atdheut’

by Java News
13/12/2018 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, ku u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve. Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, gjatë fjalës së saj, duke orientuar diskutimin e deputetëve, theksoi se përgjatë viteve janë falsifikuar dokumente dhe personat që kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit nazi-fashistë kanë mundur të marrin Statusin e Dëshmorit si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Unë do të doja t’i orientoja të gjithë anëtarët e komisionit në ato pika që do të përbëjnë diskutim për ne. Konkretisht, Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut ka kërkuar që si subjekt i këtij ligji të njihet edhe organizata në fjalë. Për arsyen e vetme, sepse janë organizatë kombëtare e strukturat në degë në të gjithë Shqipërinë. Normalisht, pjesë e saj, edhe me njohjet që kemi nga terreni, janë pothuajse të gjithë pasardhësit e dëshmorëve. Po kështu, është kërkuar një mundësi që për të gjithë ata që u është njohur statusi mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, të mund të hiqet. Edhe kjo është një pikë e rëndësishme që ne ta diskutojmë sepse, për hir të së vërtetës, gjatë gjithë këtyre viteve, kanë ndodhur edhe çudi të këtij lloji që bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve na kanë dalë që kanë qenë pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe ky është një tjetër moment ku ne mund të reflektojmë”, u shpreh Felaj.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, duke diskutuar mbi projektligjin, theksoi se nisma e ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes vlerëson figurën e dëshmorëve të atdheut. Krahas kësaj, Felaj u shpreh se ligji i ri parashikon zgjerimin e rrethit të personave që do të përfitojnë këtë status, ku nuk do të jenë vetëm ata që kanë rënë gjatë luftimit kundër pushtuesve, por edhe persona të rënë gjatë shërbimit të interesit publik.

“Ka ardhur momenti që fjalët tona drejtuar atyre, me respekt, me nderim, të mund të materializohen konkretisht në një ligj, i cili njeh një status dinjitoz të të gjithë dëshmorëve të atdheut dhe që i lartëson këto vlera sepse e rëndësishme është që këto vlera të mos humbasin edhe për brezat që vijnë. Pra, asgjë nuk duhet harruar nga ajo që ka ndodhur shumë kohë më parë. Kështu që ligji, për hir të së vërtetës, reflekton shumë nga këto momente që fillojnë që nga vlerësimi i parë se kush do të njihet dëshmor i atdheut, dhe dëshmorë të atdheut nuk do të jenë vetëm ata që kanë luftuar dhe që kanë dhënë jetën për pavarësinë dhe për lirinë e këtij vendit, por edhe ata që për interesa të tjera kombëtare ose interesa më të lartë publikë janë vetësakrifikuar”, u shpreh Kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

Ajo shtoi më tej se ligji nuk ka fuqi prapavepruese, por do të ketë raste përjashtimore për personat që do t’u hiqet ky statusi. “Ligji nuk ka fuqi prapavepruese vërtet, por ka një moment shumë të rëndësishëm, që përjashton nga dhënia e Statusit Dëshmor të Atdheut të gjithë ata që janë dënuar për vepra të rënda, të themi për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunues me pushtuesit e vendit, për veprimtari terroriste, ashtu sikurse u shpreh edhe zëvendësministri Koçi në fjalën e tij”, u shpreh kryetarja e Komisionit të Sigurisë./panorama/a.meta

Next Post
Senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

Senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

September 18, 2026
Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

September 18, 2026
Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

September 18, 2026
Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të?

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të?

September 18, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Formula e re e pagave, gjyqtarët dhe prokurorët çojnë ligjin në GJK: S’e bëjmë për paratë, por…

September 18, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Fituan luftën, por s’po gjejnë dot paqe(n)

September 18, 2026
Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

September 18, 2026
“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

September 18, 2026
‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

September 18, 2026
Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com