• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfaqësuesja kuqezi: Ja kë nuk thirri Edi Reja

by Java News
10/11/2020 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po teston të rinj, po mundohet të konsolidojë një skuadër e cila krahas objektivit për vendin e parë, si fokus kryesor ka ndërtimin për të qenë gati për “Euro 2024”. 

Mirëpo, mes të gjitha testeve dhe provave të deritanishme, shihet qartë që jashtë optikës së trajnerit italian janë dy mbrojtës, të afruar dhe preferuar sidomos nga Kristian Panuçi, gjatë qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve: Egzon Binaku si dhe Ivan Balliu. Jo vetëm kaq, por këtë herë, krahas rikthimit të Ledian Memushajt në mesfushë, pa ftesë mbetën Ergys Kaçe me pak minuta aktivizim në Greqi si dhe taulant Xhaka, i rikthyer së fundmi nga një dëmtim.

JASHTË VËZHGIMIT – Shqipëria po rindërton një grup me të rinj, por nga italiani nuk është preferuar për asnjë grumbullim as Egzon Binaku dhe As Ivan Balliu.

Dy lojtarët e linjës, respektivisht të majtë dhe të djathtë, nuk kanë marrë ende ftesë nga italiani. 25-vjeçari Binaku, pjesë e Norkoping, ka marrë minuta në vazhdimësi në kampionatin suedez pas një dëmtimi të rëndë në gju, por pa qenë për asnjë moment alternativë për t’u rikthyer kuqezi, pas pesë paraqitjeve me fanellën e Kombëtares ndër të cilat disa shumë premtuese.

Deri më tani, tetë ndeshje, 346 minuta në total dhe një asist, nuk i kanë mjaftuar Rejas që t’i dërgojë një ftesë. Gjithashtu, i lënë jashtë ka qenë edhe 28- vjeçari Balliu, titullar i padiskutueshëm tek Almeria në La Liga 2 të Spanjës, ku numëron 764 minuta në nëntë ndeshje. As mbrojtësi i djathtë nuk është preferuar, teksa me kquezinjtë numëron dy ndeshje nën drejtimin e Panuçit.

PA FTESË – Pa ftesë dhe i injoruar nga trajneri për këto tri ndeshje është lënë edhe Albion Ademi. 14 gola dhe tre asiste në Finlandë me Mariehamn, nuk janë preferuar nga trajneri reja dhe stafi i tij, për t’u vënë në dispozicion për këto tri ndeshje të fundit për këtë vit. Gjithashtu, jashtë janë lënë edhe lojtarë si Ergys Kaçe, pa shumë minuta dhe aktivizime në Greqi, apo edhe Taulant Xhaka, i rikthyer së fundmi në stërvitje me Bazelin, pas një periudhe dëmtimi.

 PANORAMASPORT.AL

Next Post
Çifti magjik që shpiku vaksinën e Covid 19

Çifti magjik që shpiku vaksinën e Covid 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In