• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përfaqësuesit e vërtetë të helenëve të dikurshëm janë shqiptarët e sotëm

by Java News
24/07/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencërisht, nga pikëpamja antropologjike, shqiptarët e sotëm janë dolikocefalë si helenët e dikurshëm, kurse grekët e sotëm janë brakicefalë, përzierje kelto-sllave. Në fakt, këtë konkluzion të filozofit francez Alfred Fouillée (maj 1898), Faik Konica e kishte paraqitur me argumente të fuqishme historike që një vit më parë në shkrimin e tij te “Albania” famëmadhe, “Legjenda qesharake” (mars 1897). Çka bie dukshëm këtu në sy është fakti se shkrimet e “Albanias” të Konicës jo vetëm tërhiqnin vëmendjen e publikut të huaj të kohës, por edhe po bëheshin objekt studimi nga personalitete të shquara të shkencës, për vetë origjinalitetin që paraqisnin dhe sidomos e në radhë të parë për forcën e tyre konkluduese.
Konica parashikoi, Konica vërtetoi, Konica polemizoi gjer me personalitete e organe në zë të kontinentit të vjetër. I vuri pikat mbi “i”, ngaqë fort në qafë i bihej Lokes së tij Shqipëri. Veç ai dinte ta mbronte si askush tjetër. Sepse e ka thënë tashmë për të Gijom Apolineri, poeti i madh që fliste gjuhën hyjnore të qiejve: “Ky dijetar (Faik Konitza) është në llojin e tij një kolos që mishëron në vetvete dyfishimin e Argusit me Briareun”. Që do të thotë, as më shumë e as më pak, të bashkosh gjigandin mitologjik Argus me njëqind sy, nga të cilët pesëdhjetë i rrinin hapur përherë, me gjigandin tjetër Briare, i cili kishte njëqind krahë dhe pesëdhjetë koka. Ja kush ishte Gjigandi Konica për Apolinerin. /Monet Maneshi/

Përfaqësuesit e vërtetë të helenëve të dikurshëm janë shqiptarët e sotëm

Z. Alfred Fouillée, filozofi i shquar, ka botuar te “Revue des Deux Mondes” e 1 majit (1898) një “skicë psikologjike” rreth popullit grek. Pavarësisht se ç’vlerë ka mendimi i tij, z. Alfred Fouillée është para së gjithash një “universitar”, domethënë i përket asaj klase njerëzish që kanë për zanat të mburrin për çdo gjë grekët, dhe jo pa arsye për më tepër, sepse pa grekët, bota pa dyshim nuk do të ekzistonte, dhe sidomos disa qindra mijë pedantë të përhapur në krejt sipërfaqen e tokës do ta shihnin veten në siklet për të gjetur një punë tjetër. Por duhet t’i jemi mirënjohës Z. Alfred Fouillée që – krahas mendimeve dhe fjalive që prej kohësh i përkasin fushës publike dhe mund të gjenden kollaj në një numër të madh librash shkollore – vuri në dyshim, parashtroi dhe u përpoq të zgjidhë këtë çështje: “Grekët e ditëve tona, a janë pasardhësit e bashkëkohësve të Leonidhit dhe Miltiadhit? Dhe nëse kjo lidhje mohohet, a janë megjithatë trashëgimtarët, për një pjesë të ndjeshme, të cilësive dhe të metave të paraardhësve të tyre?” Për këtë çështje, dhe le të kujtojmë se me çfarë zelli të përligjur ne e kemi trajtuar tashmë para një viti po këtu, Z. Alfred Fouillée sjell disa vëzhgime të reja:

“Një gjë është e sigurt, që treguesi cefalik (raporti i gjerësisë me gjatësinë e kafkës), që është i një rëndësie madhore nga pikëpamja e racave, është ngritur në Greqi, nga 76 në 81; numri i doliko-biondëve, madje edhe i doliko-brunëve, është pra, zvogëluar tek ata. Ky fakt tregon një ndryshim të thellë të tipit grek; Greqia sot është brakicefale, dhe rrjedhimisht, nga pikëpamja antropologjike, ajo është në shumicën e saj “kelto-sllave”.

Megjithatë, kemi parë se hasen ende në tërë anët, por në gjendje të shpërndarë (nënvizimi i F.K.), tiparet e ndryshme të tipit grek klasik: hunda e drejtë, sytë e mëdhenj të kaltër, leshrat e bukura verdhane. Z. E. Reclus, jo pa shtuar njëfarë doze simpatie, rinjeh tek beoti i sotëm të njëjtën ecje të rëndë të dikurshme “që e bënte atë një objekt talljeje midis grekëve”; athinasi i ri i duket atij sikur ka “zhdërvjelltësinë, hijeshinë dhe pamjen e guximshme”që i njihej në Lashtësi. Gratë e Athinës, sipas Z. Gaston Deschamps, më shumë ngjajnë me figurina nga të Tangarasë, se sa me Venusin e Milos, “me një fije egërsie ngacmuese” që të kujton fqinjësinë e racës shqiptare. Përgjithësisht,“flokët e tyre janë tërbimshëm të zinj, kurse sytë u ndrisin nën velin e qerpikëve të gjatë; ngjyrën e kanë të marrtë, lehtas të zbehtë”.

Tek parashtron këto vërejtje, Z. Alfred Fouillée, si i penduar, rifutet brenda formatit të “Revue des Deux Mondes”, domethënë, nis ta mbështjellë mendimin me të tilla perçe, ta dobësojë me të tilla kufizime, sa kjo mënyrë të shkruari – e quajtur me shije të hollë – e zhvesh krejt artikullin e tij nga çdo përmasë rëndësie dhe nga çdo konkluzion; është për të ardhur keq që Skica Psikologjike përfundon në mënyrë të papritur dhe të denjë për konkluzionin e një kandidati për deputet: “besim në fatet e veta”, “mobilizim i arrirë me shpejtësi”, “rezervistë që i përgjigjen gati të gjitha thirrjeve”, “çështjet e drejtësisë dhe administrimi i saj”, “duke pranuar tërë sakrificat”, etj. Por të gjitha këto janë në këtë mes hollësira e garnitura. E rëndësishme është që Z. Alfred Fouillée ka prekur një çështje të lartë historie e psikologjie dhe se, pavarësisht që ne prisnim me të drejtë më shumë nga filozofi i ideve-forca, ai dha megjithatë një shembull fisnik dyshimi për ata që pohojnë me një siguri të vajtueshme se Grekaja e ditëve tona rrjedh nga gjaku i Praksitelit, Platonit dhe Sofokliut.

Z. Alfred Fouillée duket për më tepër jo larg të besojë se përfaqësuesit e vërtetë të helenëve do të ishin më mirë të themi shqiptarët. “Në fund të fundit, thotë ai, nga të gjitha dokumentet që përmbledh shkenca bashkëkohore mund të arrihet në përfundimin se Greqia e lashtë shfaqte një karakter të dyfishtë: ajo ishte gati e tëra me kafkë të zgjatur; tabani ishte doliko-brun, por me një përmasë të konsiderueshme doliko-bjond”. Mirëpo “shqiptarët, tek të cilët tipi grek me sa duket është ruajtur më mirë, janë dolikocefalë”./ Albania 12, prill-maj 1898.

Gazeta Le Soir e Brukselit, e datës 1 maj (1897), në një artikull të shkëlqyer të Z. D’Arsac shkruan:

Greqia moderne nuk është ajo që mendojnë filantropët, sentimentalët dhe helenistët. Greqia është një vend që u përpoqën ta galvanizojnë nga dashuria për greqishten e lashtë. Por të vdekurit nuk ngjallen.
“Greqia, venë e shkruajnë, mbron sot, si përherë, tokën e Evropës dhe qytetërimin e Evropës ndaj Azisë. Evropa është tërësisht brenda në Athinë: nuk është më në Paris, as në Londër”.

Në fakt, Greqia nuk mbron as Evropën, as qytetërimin. Athinasit e këtij fundshekulli (shek. XIX) nuk janë vazhduesit e Sokratit, të Platonit, të Sofokliut, të Fidias e të Perikliut.

Greqia është e paaftë të mbrojë qoftë edhe gjënë më të vogël – Themistokliu e Leonidha janë në mbretërinë e hijeve.

Greqia nuk i është përgjigjur asnjë prej shpresave që Evropa mbante tek ajo. Ajo e la veten të kolovitet majë shilarësit parlamentar. Nuk ka shënuar as përparime materiale, as përparime intelektuale. Arkat e saj janë bosh dhe borxhi i saj është gjigand; nuk ka prodhuar as edhe një vepër, as edhe një njeri (me emër).

/Albania nr 3, 25 qershor 1897/

Next Post

Shtohen rivalët e Samsung, Google e Facebook bëhen me Apple

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In