Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se Raphael Varane do të jetë kapiteni i së ardhmes në skuadrën e tij.
Ai po ashtu tha se Varane jo vetëm futbollist i madh, por ai është edhe person i madh.
“Jam i bindur se Varane do të bëhet kapiten i Real Madridit. Ne e vlerësojmë atë. Ai nuk është vetëm lojtar i madh, por edhe person i madh”, tha Perez për France Football.
Varane në Real Madrid është transferuar në vitin 2011, ndërsa këtë edicion ishte zgjedhja e parë e Rafa Benitezit dhe tashmë Zinedine Zidanen.









