• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perëndon epoka e certifikatave nëpër bashki! Qytetarët do t’i marrin pranë institucioneve

by Java News
14/09/2017 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët shqiptarë nuk do të humbasin më kohë në pritje të një shërbimi nga zyrat e shtetit, duke pritur më parë që të pajisen me një certifikatë personale apo familjare pranë zyrave të Gjendjes Civile. Qeveria miratoi në mbledhjen e së hënës vendimin që u jep akses institucioneve shtetërore të printojnë vetë certifikatat dhe dokumente të tjera. Mjafton që për këtë të kenë autorizimin e qytetarit që kërkon shërbimin.

Pra, nëse më parë koha për të marrë një shërbim pranë një institucioni shtetëror zgjatej pafund pasi qytetari duhet të shkonte në zyrat e Gjendjes Civile për t’u pajisur me certifikatën që i kërkohej, sot atë mund ta printosh direkt, në mënyrë elektronike, në institucionin që ofron shërbimin.

Vendimi kërkon që të gjitha institucionet shtetërore të kenë akses në bazën e të dhënave të Gjendjes Civile. Kurse për të garantuar autenticitetin, dokumenti do të jetë i pajisur me një vulë elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të GJC.

Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i certifikatave që lëshojnë zyrat në të gjithë vendin në një vit janë rreth 4.5 milionë. Po ata që do të përfitojnë më shumë, duket se janë ata qytetarë që për t’u pajisur me një certifikatë duhet edhe të udhëtojnë nga një qytet në tjetrin. Vendimi vlen vetëm për institucionet shqiptare dhe jo për përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë, të cilat do vijojnë me kërkesën për certifikatat e noterizuara.

ma.me

Next Post
Tre shenjat e Horoskopit, që nuk ngopen me pushime

Tre shenjat e Horoskopit, që nuk ngopen me pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In