• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Perëndimi ‘shuplakë’ Serbisë: STOP lobimit kundër njohjes së Kosovës!

by Java News
05/11/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë një fushatë diplomatike që me sukses po arrin të ndikojë në shtetet që e kanë njohur Kosovën”. Kështu ka deklaruar për ‘Novosti’, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç duke theksuar se për këtë është ankuar pala kosovare.

“Pala kosovare është ankuar te perëndimorët për mua dhe Perëndimi kërkon që ta ndaloj fushatën në mënyrë që t’i lejojmë ata të lobojnë për njohje të reja dhe të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Daçiç, transmeton lajmi.net.

Ministri serb, i cili po supozon se shtete të ndryshme po e shqyrtojnë edhe një herë njohjen e Kosovës si shtet ka thënë se ky është një rezultat i madh i Serbisë, i cili e fakton se Kosova nuk është çështje e zgjidhur.

“Edhe kur të votohet për anëtarësimin e tyre në Interpol do të kuptohet se kjo çështje nuk është zgjidhur dhe se Prishtina ka një listë të rreme me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Mund të garantojë se pranimi në Interpol nuk do të ndodhë”.

Siç thekson gazeta, qëllimi i Serbisë është që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100 deri në fund të këtij viti.

Për lobimin e Serbisë kundër Kosovës ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’ia tërheq vërejtjen shtetit fqinj.

“Ministria e Punëve të Jashtme i vlerëson të papranueshme veprimet destruktive, qasjen dashakeqëse dhe standardet e dyfishta, që shteti fqinj Serbia po i përdorë në marrëdhëniet me shtetet njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës duke shfrytëzuar, keqpërdorur dhe manipuluar me dialogun për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve me qëllimin parësor për të bërë agresion diplomatik kundrejt sovranitetit dhe imazhit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës”, është thënë dje në reagimin e MPJ-së.

a.ç

Next Post
Shuplakë apo konfirmim? Zgjedhjet në SHBA, referendum për politikat e Trump

Shuplakë apo konfirmim? Zgjedhjet në SHBA, referendum për politikat e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

October 3, 2026
“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

October 3, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Moti sot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike! Parashikimi i motit për ditën e sotme, në zonat malore priten…

October 3, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Tensione në rritje, Trump thërret takim sekret në “Camp David”! Në tavolinë strategjia e ardhshme për Iranin dhe rebelët Huthi

October 3, 2026
Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

October 3, 2026
Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

October 3, 2026
Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

October 3, 2026
Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

October 3, 2026
Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com