• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Perëndimi sanksione ndaj vajzave të Putin/ zhduket fotoja e të dashurës së tij nga media që ajo drejton

by
07/04/2022 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri dhe fotografia e të dashurës së Vladimir Putinit janë zhdukur nga faqja e internetit e perandorisë mediatike që ajo kontrollon.

Alina Kabaeva, 38 vjeç, ishte e shquar në seksionin e Bordit të Drejtorëve të Grupit Kombëtar të Medias (NMG), por është zhdukur papritur, mes frikës së sanksioneve perëndimore.

Ky veprim vjen në një kohë kur Perëndimi po përgatit sanknksionet kundër vajzave të Putinit dhe teksa lideri i burgosur i opozitës Alexei Navalny po kërkon veprim perëndimor kundër ‘medias propagandistike’ të fuqishme të Kremlinit.

Navalny veçoi televizionin dhe grupin e gazetave të Kabaeva se janë në pronësi personalisht të presidentit Putin. Paga e të dashurës së Putin është vlerësuar në pothuajse 8 milionë paund në vit.

“Dua t’ju kujtoj se Grupi i Medias Kombëtare, i cili zotëron pjesën e luanit të këtij aparati të gënjeshtrave, padyshim i përket personalisht Putinit dhe si i tillë drejtohet zyrtarisht nga zonja e Putinit, Alina Kabaeva”, shkroi Navalny nga burgu.

Media ruse nuk dha asnjë shpjegim pë zhdukjen e fotos së 38, ku ajo pozonte me një xhaketë, së bashku me pjesën tjetër të seksionit të drejtorëve.

Kabaeva mbante postin e kryetares së bordit që nga viti 2014, pavarësisht se nuk kishte përvojë të mëparshme mediatike apo biznesi.

I pari që kërkoi sanksionimin e medias pro Kremlinit ishte Navalny: “Duhen marrë masat më vendimtare për të vështirësuar punën e këtyre trashëgimtarëve të Goebbels, nga ndalimi i plotë i furnizimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve, deri te kërkimi i aseteve të tyre në Perëndim dhe “listat e zeza” të vizave”, tha ai.

/b.h

Next Post
Si duhet lexuar Këshillimi Kombëtar

Si duhet lexuar Këshillimi Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

August 30, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Bardhi: Çmimi i naftës ndër më të lartët në rajon, qeveria të ndërhyjë përmes uljes së taksave

August 30, 2026
Numër i lartë turistësh në Pogradec, ja pse e preferojnë

Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

August 30, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

August 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Gusht 2026

August 30, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com