• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perëndimi që çliroi Kosovën nuk ekziston më

by Mero Baze
24/03/2025 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

24 marsi i vitit 1999 është nata e parë dhe ndoshta e fundit në këtë epokë, kur avionët e NATO-s u ngritën për të bombarduar një shtet i cili mbante nën dhunë një popullsi të një etnie tjetër brenda territorit të vet shtetëror. Beteja e NATO-s për të çliruar Kosovën dhe më pas pavarësia e saj, sot mbush 26 vjet.

Si çdo gjë e madhe dhe historike, sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndjehet vlera e asaj. Por në këtë 26-vjetor, ka një arsye edhe më të madhe për të kujtuar atë që ndodhi.

Nëse bota që çliroi Kosovën do të ishte siç është sot, dhe jo siç ishte më 1999, jo vetëm që nuk do ta çlironte, por do ta linte të zhdukej nga harta e botës, siç ka lënë mijëra raca të tilla në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ose më saktë të themi, Bill Klinton dhe Toni Bler, arritën që në rastin e Kosovës të arrijnë kulmin e marrëdhënieve transatlantike, duke bashkuar çdo vend të Evropës me Britaninë dhe SHBA-të për të çliruar një popull dhe për t’ia shkëputur nga shteti një diktatori i cili po i dhunonte.

Tani kjo histori zhvlerësohet nga vetë nëpunës politikë amerikanë dhe shumë perëndimorë. Thjesht, sot kjo histori nuk do të kishte ndodhur.

Mënyra se si Ibrahim Rugova prej dhjetë vitesh radhazi, nga viti 1989 deri në vitin 1999, arriti ta bëjë Kosovën temë të diplomacisë perëndimore, me një shall në qafë dhe dy fjali të vetme në gojë, si një prift i përunjur para Zotit, duke iu lutur Perëndimit të shpëtonte vendin e tij, bëri të mundur të piqte në Kosovën vetëdijen për t’u organizuar si një shtet paralel dhe për ta besuar atë shtet që kishin krijuar vetë.

Falë kësaj sjelljeje, kur lodhja prej pritjes po bëhej e rëndë dhe kur Millosheviqi shpresoi se me një ofensivë do të zhdukte çdo shenjë të rezistencës paqësore në Kosovë, lindi UÇK-ja, e cila më shumë se sa një ide e një grupi, ishte një vendim i çdo shtëpie shqiptari për të mbrojtur pragun e vet.

Falë kësaj rezistence që i dha dinjitet popullit shqiptar, Kosova arriti të kthehej në problem ndërkombëtar, pasi mbrojtja e saj shmangte një luftë rajonale, ndërsa lejimi i saj e kthente në shesh lufte Ballkanin.

Ishte kjo arsyeja që bindi SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe çdo qeveri evropiane që më 24 mars 1999 të ngrinin avionët në ajër dhe të fillonin bombardimin e Serbisë për 77 ditë.

Në ndryshim me 26 vite më parë, Kosova sot është një vend në konflikt me burokracinë perëndimore, me sanksione tanimë të pakuptimta nga Bashkimi Evropian dhe e frikësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë nga këto probleme, para fitores së presidentit Trump, ia ka sjellë vetë qeveria e saj, me lojërat narciste për t’u vendosur në qendër të vëmendjes në kurriz të Kosovës dhe për të rritur profilin populist të Albin Kurtit, si një “hero” kundër Perëndimit.

Tani kjo epokë ka mbaruar.

Nuk është më koha kur një udhëheqës në Kosovë mund të ketë luksin të bëhet “popullor” në Kosovë duke u grindur me Perëndimin.

Perëndimi që çliroi Kosovën nuk ekziston më.

Në SHBA është dikush që, kur t’ia shpjegojnë Kosovën dhe problemin e saj specifik, mund të pyesë: “A ka minerale të rralla? A ka TEC bërthamore? A ka ndonjë plazh të mirë?” Dhe nëse i thonë “Jo”, mund të thotë: “S’kemi punë me ta.”

Në Evropë janë 27 telefona, ku nuk të përgjigjet asnjëri njësoj.

Ndërkohë në Kosovë janë pesë kryetarë partish që kanë frikë të bëjnë qeverinë, se nuk dinë kush do përballet me këtë furtunë. Ndryshe nga Ibrahim Rugova e Bujar Bukoshi që i dolën përballë Serbisë duke krijuar shtetin paralel dhe komandantët e UÇK që dolën në mal për të vdekur, këta nuk dalin dot nga zyra e tyre prej frike se kush do të bëhet kryeministër në këtë kohë.

Është koha të ndajnë përgjegjësitë së bashku.

Kosova duhet të formojë një qeveri, duke shmangur protagonizmin politik të kryetarëve të partive dhe të marrë vendime të matura për të kaluar këtë furtunë të botës, e cila jo vetëm që s’ka më asnjë emocion për atë që ka bërë për Kosovën, por ka dhe ndjesi negative.

Për 26 vite, Kosova nuk arriti dot, mjerisht, të bënte hapa domethënës drejt njohjes së plotë ndërkombëtare dhe reputacionit të saj si shtet jo i dështuar.

Por përsëri ajo ka bërë hapa të mëdhenj, gjigandë përpara drejt vetëdijësimit si një shtet dhe shoqëri e pavarur.

Ndaj tani duhet ta mbrojë këtë histori të saj.

Jo më me bomba të NATO-s, por me përgjegjësinë dhe mbrojtjen nga çlirimtarët e djeshëm.

Next Post
Hetime për 4 ekzekutime dhe shpërthime me tritol, SPAK merr në dorë sagën e vrasjeve të Shkodrës

Hetime për 4 ekzekutime dhe shpërthime me tritol, SPAK merr në dorë sagën e vrasjeve të Shkodrës

Comments 1

  1. Dermane Heqimi says:
    1 year ago

    Albin Kurti, i ka orët me numërim.
    Flaka e qiriut të tijë, është në grahmat e fundit.
    Albin Kurti, është me precedent penal si hajdut.
    Albin Kurti do të arrestohet nga minuti në minut.
    Koha e tijë mbaroi.
    Rroftë Kosova.
    Rroftë shqiptaria.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me shqiptarin

Vrau mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me shqiptarin

May 12, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Ditë e artë për vendime të mëdha”, ja horoskopi sipas Jorgo Pullës

May 12, 2026
U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë, çfarë treguan analizat

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë, çfarë treguan analizat

May 12, 2026
“Projekt gjigant urban”, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit

“Projekt gjigant urban”, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit

May 12, 2026
101 kushte që vendosin fatin e negociatave, Dhuka bën bilancin: U miratuan 222 akte ligjore në 1 vit!

101 kushte që vendosin fatin e negociatave, Dhuka bën bilancin: U miratuan 222 akte ligjore në 1 vit!

May 12, 2026

Drama Ndrenika e Veliaj, teatri real që e ka ende larg fundin

May 12, 2026
“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…

“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…

May 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas, mizoria më e rëndë e agresionit rus

Hoxha në Bruksel: Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas, mizoria më e rëndë e agresionit rus

May 12, 2026
Hormuzi, Gaza dhe Libani në tryezë! Lëvizje e re mes Turqisë dhe Katarit

Hormuzi, Gaza dhe Libani në tryezë! Lëvizje e re mes Turqisë dhe Katarit

May 12, 2026
Shqipëria në krye të Europës për martesat, por 1 në 3 çifte po divorcohen

Shqipëria në krye të Europës për martesat, por 1 në 3 çifte po divorcohen

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In