• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Perëndimi portretizohet si agresor dhe qeveria e Kievit si “kukull” e NATO-s/ VOA: Fushatë dezinformomi, mesazhe të frikshme nga Rusia

by Java News
03/02/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini po intensifikon një ofensivë dezinformimi që synon të demoralizojë Ukrainën dhe fuqitë perëndimore, duke përdorur transmetuesit shtetërorë rusë dhe personel në platformat e mediave sociale për të portretizuar Perëndimin si agresor dhe qeverinë në Kiev si një “qeveri kukull” të NATO-s, thonë zyrtarët perëndimorë dhe ekspertë të luftës së informacionit.

Mesazhet e frikshme në ditët e fundit kanë përfshirë pretendimet se forcat speciale ukrainase po planifikojnë të nisin të ashtuquajturat sulme me “flamur të rremë” në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore për të justifikuar veprimin ushtarak të NATO-s dhe se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të sulmojnë Rusinë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të kësaj jave në Kinë.

Mesazhi thelbësor është se NATO dhe Kievi paraqesin një kërcënim të madh për Rusinë, thonë ata.

Moska ka zhvilluar një fushatë të sofistikuar dhe të shumëanshme të luftës informative kundër Ukrainës që nga viti 2014, kur një kryengritje popullore rrëzoi presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, një aleat i udhëheqësit rus Vladimir Putin. Menjëherë pas rrëzimit të zotit Yanukovych përmes revolucionit me ngjyra, për të cilin Moska fajësoi Perëndimin, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe pushtoi një pjesë të Donbasit, fillimisht duke përdorur përfaqësues të armatosur.

Udhëheqësit perëndimorë kanë frikë se zoti Putin është i përgatitur të pushtojë Ukrainën nëse nuk arrin të sigurojë lëshimet që dëshiron nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, të cilat në fakt do të krijonin për Rusinë një sferë ndikimi të ngjashme me epokën sovjetike në të gjithë Evropën Lindore. Ndër kërkesat kryesore të presidentit Putin është ofrimi i një garancie se NATO nuk do të zgjerohet kurrë drejt lindjes. Zyrtarët rusë mohojnë se kanë ndonjë qëllim për të pushtuar fqinjin e tyre, pavarësisht grumbullimit masiv ushtarak të paprecedentë përgjatë kufijve të Ukrainës. Ata akuzojnë fuqitë perëndimore se kanë shkaktuar alarm.

“Rrahjet e daulleve të propagandës së Kremlinit po bëhen gjithashtu dukshëm më të forta”, thotë Yevhen Fedchenko, bashkëthemelues i faqes së internetit që merret me kontrollimin e fakteve StopFake.org, e cila monitoron dezinformimin rus.

“Gjatë tetë viteve të fundit, Moska ka qenë në gjendje të dislokojë një arsenal mbresëlënës dhe në rritje të armëve të informacionit kundër Ukrainës”, tha zoti Fedchenko në një shkrim për Këshillin Atlantik, një institucion studimor me seli në Shtetet e Bashkuara.

“Ky arsenal përfshinë shfrytëzimin e mjeteve të ndryshme, nga ushtritë e vogla që bëjnë komente në internet deri të mediat kryesore të financuara me fonde të mjaftueshme që kombinojnë vlerat e prodhimit të klasit botëror me një mungesë shpesh thuajse të plotë të etikës gazetareske. Çdo element individual i këtij arsenali vepron nën kontrollin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Kremlinit. Së bashku, ato përsërisin dhe përforcojnë të njëjtat mesazhe të kuruara me kujdes, të krijuara për të justifikuar ose mbështetur në mënyra të ndryshme luftën e pashpallur të Rusisë ndaj Ukrainës”, thotë ai.

Formimi i mesazhit

Analistë të tjerë thonë gjithashtu se Kremlini po bën përpjekje të forta për të kontrolluar rrëfimin mbi zhvillimet në Ukrainë dhe për të përshtatur mesazhe për rusët dhe audiencat kryesore jashtë Rusisë.

Tom Southern, drejtor i projekteve speciale në Qendrën për Qëndrueshmërinë e Informacionit (CIR), një organizatë jo-qeveritare me seli në Britani që ekspozon aktivitetet e dezinformimit, thotë se ka dy anë të luftës së informacionit të Kremlinit – “çfarë po dërgohet në Ukrainë dhe çfarë po prodhohet për Ukrainën”. Ai thotë se propagandistët e Kremlinit punojnë në një spektër të gjerë që përdor deklaratat zyrtare të qeverisë ruse të transmetuara nga mediat e saj të mirëfinancuara vendase dhe ndërkombëtare, por amplifikojnë mesazhet kryesore duke përdorur faqet e mediave sociale dhe aplikacionet e mesazheve si “Telegram”.

“Kjo përfshin mesazhin se Ukraina është një shtet i dështuar dhe revizionizmi historik i Ukrainës dhe NATO-s, si një provokim ndaj Rusisë apo ndaj popullatës rusishtfolëse në Ukrainë”, thotë ai. Një mesazh kyç si për audiencën vendase ruse ashtu edhe për ato ndërkombëtare është se NATO është agresori dhe ka shkelur premtimet e bëra pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik për mos zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.

Udhëheqësi rus e ka theksuar shpesh këtë pretendim për NATO-n, duke akuzuar fuqitë perëndimore se kanë përfituar nga një Rusi e dobësuar dhe e çorientuar ndërsa Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej. Dhe mashtrimi i supozuar i Perëndimit dhe shkelja e një zotimi solemn për të mos u zgjeruar, ka qenë një komponent i rëndësishëm në mesazhin e politikës së jashtme të Putinit, i cili e paraqet Rusinë si viktimë dhe palë të dëmtuar. Ky mesazh kyç po transmetohet në të gjitha mediat e kontrolluara nga Rusia dhe në platformat e mediave sociale, thonë ekspertët e dezinformimit.

Historianë të njohur me këtë çështje thonë se asnjë fushatë e tillë zyrtare nuk është ndërmarrë ndonjëherë. Në vitin 2014, ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev tha në një intervistë se “Tema e ‘zgjerimit të NATO-s’ nuk ishte diskutuar fare” gjatë bisedimeve të tij me udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara.

Këtë vit, prodhimi i propagandës nga Kremlini është rritur në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, thotë Taras Shevchenko, zëvendësministër i kulturës dhe politikës së informacionit në Ukrainë. Faqet zyrtare internetit në Rusi janë shtytësit kryesorë, por teknologjia përdoret nga Kremlini për të “qarkulluar përmbajtje të dëmshme, armiqësore” dhe për të përhapur dezinformata, thotë ai. Zoti Shevchenko thotë se mesazhi dominues i Rusisë përfshin tre elemente kyçe: Ukraina është një shtet i dështuar, Rusia është paqësore dhe Perëndimi dëshiron luftë.

Transmetuesit perëndimorë janë ankuar në javët e fundit se mediat ruse të kontrolluara nga shteti kanë keqpërdorur raportet dhe pamjet e tyre duke i ndryshuar me komente të krijuara për të ndihmuar në formimin e mesazhit se Perëndimi po përgatitet për një sulm.

Ky është një variant i asaj që ekspertët e dezinformatave e quajnë “pastrim informacioni” – duke përdorur burime perëndimore për të minuar argumentet perëndimore, shpesh duke intervistuar “ekspertë” që janë në linjë me Moskën, por që kanë prejardhje të dyshimtë.

Qendra Mediatike e Krizave në Ukrainë, një organzatë jo-qeveritare që merr fonde edhe nga Bashkimi Evropian, ka paralajmëruar se Kremlini po kërkon të nxisë tensionet me akuza të vazhdueshme se Ukraina po “përgatit provokime”. Kjo organizatë thotë se një shembull i kësaj përpjekjeje ishte një pretendim i fundit se Ukraina dhe NATO po planifikonin të fillonin një operacion klandestin të koduar “Shpata Dërrmuese” që do të përdorte pamje të rreme të agresionit rus dhe do ta përdorte atë si një pretekst për të sulmuar Rusinë. /VOA/

g.kosovari

Next Post
“Mendova se ishte i huaj”/ Armina tregon momentin kur ka parë për herë të parë Shkëlzenin: Nuk e dija kush ishte

“Mendova se ishte i huaj”/ Armina tregon momentin kur ka parë për herë të parë Shkëlzenin: Nuk e dija kush ishte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

August 7, 2026
Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

August 7, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

August 7, 2026
Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

August 7, 2026
VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

August 7, 2026
VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

August 7, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

August 7, 2026
Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com