• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Perëndimi”, poezia e viktimës 9-vjeçare u përdor për të arrestuar bosin e Cosa Nostra-s

by A R
18/01/2023 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën në mëngjes, në prangat e policisë italiane ra një pre kriminelëve më të kërkuar. Matteo Messina Denaro, një prej krerëve të Cosa Nostra-s u arrestua teksa kurohej në një klinikë private në Palermo.

Mediat kanë bërë publike ditën e sotme një detaj prekës. Operacioni policor është koduar si titulli i një poezie të një vajze të vrarë në vitin 1993 në një atentat pas të cilit qëndronte Denaro.

“E mësuam këtë mëngjes. Duke përdorur poezinë Tramonto (Perëndimi) të Nadias si emrin e operacionit të arrestimit të Mateo Mesina Denaros është një simbol, një sinjal i bukur që u jepet të gjithëve, nuk është thjesht një përkujtim për dy mbesat tona”.

Kështu shprehet Luigi Dainelli së bashku me bashkëshorten Patrizia Nencioni. Ata janë xhaxhai dhe halla të Nadias, 9 vjeçe dhe Katerinës, 50 ditëshe, të vrara më 27 Maj 1993 me një atentat me autobombë. Së bashku me dy vajzat humbën jetën dhe dy prindërit e tyre, Fabrizio Nencioni e Angela Fiume dhe studenti Dario Capolicchio.

“Nuk di të them nëse ndonjëri prej tyre, karabinierëve, duke zgjedhur fjalën “Tramonto” donte të kujtonte vajzat dhe të tërhiqte vëmendjen për viktimat e sulmit në Firence apo nëse donte të interpretonte diçka më shumë, ndoshta edhe rënien e bosit të krimit Matteo Messina Denaro. Nuk e di për këtë, por di që përtej çdo gjëje, duke vepruar kështu ka pasur një mendim të hetuesve dhe të prokurorëve ndaj masakrës në Firence. Shpresojmë që Denaro të vendosë të flasë dhe të thotë të vërtetën e plotë për masakrat. Shpresojmë që me këtë arrestim të mësojmë më shumë”, u shpreh Dainelli.

Nadia Nencioni e shkroi poezinë në një fletore disa ditë para masakrës. Ajo ruhet ende sot për të treguar historinë në shkolla.

I njohur ndryshe edhe me nofkën “Djallëzori”, Denaro i fshihej drejtësisë prej 30 vitesh. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Veç pjesëmarrjes në vrasjen e dy prokurorëve të njohur në gjithë botën për betejën me mafien, Falcone dhe Borcellino, Mateo Mesina Denaro ishte shpallur fajtor edhe disa atentate me bombë në disa qytete italiane si Romë, Firence e Milano në vitin 1993. Kishte urdhëruar edhe vrasjen me acid në 1996-ën të djalit 11-vjeçar të një të penduari të drejtësisë.

Mateo Mesina Denaro konsiderohej si njeriu më besnik i udhëheqësit absolut të Cosa Nostrës, Toto Riina, pas vdekjes së të cilit në 2017-ën, mori në dorë gjithë frerët e organizatës.

/a.r

Next Post
Horoskopi i datës 5 Nëntor 2022, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për sot, 18 Janar 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com