• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perëndimi po vë në provë Lulzim Bashën!

by
28/04/2021 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës , OSBE dhe fqinjët tanë perëndimorë, Italia dhe Greqia, e pastaj Gjermania, Franca e më tej, kanë reaguar sot, njëra pas tjetrës, duke përgëzuar Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit, duke vënë theksin në legjitimitetin e zgjedhjeve dhe nevojën që palët të respektojnë verdiktin e popullit.

Thirrjet u shtuan sot në mesditë, pasi në ekrane u shfaq Ilir Meta me gjendjen e tij të rënduar psiqike, që
paralajmëroi një “dekret presidencial” që do të përmbyste zgjedhjet, dhe më pas Sali Berisha, që pasi festoi dy ditë radhazi toren, ishte kujtuar se votat ishin vjedhur para datës 25 prill.

Reagimit ndërkombëtar i priu ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, postimin e së cilës e pasoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, e më pas OSBE , qeveria italiane, gjermane, franceze etj, dolën me të njëjtin qëndrim. E gjithë kjo, natyrisht që ka rëndësi për integritetin dhe legjitimitetin e procesit në Shqipëri, por për atë shqiptarët janë vetë të qartë.

Ato mesazhe i drejtohen atij. Nuk ishin mesazhe për të mbështetur Edi Ramën, por më shumë mesazhe për t’i kujtuar Lulzim Bashës, se duhet t’i jepte fund një historie, ku ai tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të tentuar sërisht trazira në Shqipëri.

Për ta bërë më të qartë këtë, ambasadorja Yuri Kim e përgëzonte atë për fushatën që kishte bërë, duke e diferencuar nga Ilir Meta, të cilit i atribuohet paralajmërimi se ligji do të ndëshkojë ata që pengojnë “të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”. Dhe ne e pamë se çfarë bëri Ilir Meta për t’ia arritur kësaj. Sali Berisha dhe Ilir Meta në të vërtetë ishin dy minuesit e mëdhenj të fushatës elektorale të Lulzim Bashës, njerëzit që krijuan imazhin tek populli shqiptar, se opozita që po kërkon pushtet, është një opozitë anti-perëndimore, anti-amerikane, dhe mbi të gjitha një opozitë që po tenton të vijë në pushtet duke frikësuar njerëzit me vrasje, bazuar në dyshime.

Tani Lulzim Basha është para dy vendimeve të mëdha. Vendimi i parë dhe më i lehti, është të tërhiqet pas humbjes e të shkojë në shtëpi. Këtë duket qartë që nuk ka ndërmend ta bëjë, dhe kjo është zgjedhje e tij. Por nëse nuk e bën këtë, dikë duhet të çojë në shtëpi. Dhe dy humbësit e mëdhenj janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Nëse Lulzim Basha ka ndërmend të rikandidojë si kryetar i PD, duhet ta nisë nga distancimi me ta. Është e vërtetë se pasi ka dështuar 8 vite, ai sa herë dështon kthehet në prehërin e Sali Berishës, i cili bën sikur i fut nja dy shpulla dhe pastaj e lë të lirë.

Tani është momenti që nëse Basha do të vazhdojë më tej, duhet t’i fusë nja dy shpulla Sali Berishës dhe të thotë që ky është një llimi ri i imi, pa Sali Berishën. Dhe është në momentin e duhur për ta bërë. Sali Berisha nuk është më idhulli i demokratëve, por është fatkeqësia e tyre. Një vajzë plot sharm si Ori Nebiaj, apo një djalë energjik si Belind Këlliçi, e kanë mundur atë në çdo kuti të Tiranës. Kjo tregon që demokratët janë të etur për fytyra të reja, dhe jo për një plak që nuk i del shpirti pa e djegur këtë vend.

Fakti që Ilir Meta e Sali Berisha kanë gjithë ditën që “kërcënojnë” se do nisin luftën dhe nuk do të njohin zgjedhjet dhe Parlamentin, si dhe broçkulla të tjera, dhe Lulzim Basha nuk et, tregon se ai është ende tani nën tutelën e tyre.

Ai ende merr urdhëra prej tyre dhe nuk merr dot vendime të mëdha për veten dhe PD. Nëse është kështu, ai do ta fundosë PD-në bashkë me ta, duke i lënë fushë të lirë Edi Ramës. Sot ai është vënë në provë për këtë çështje. Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë folur dhe i kanë lënë radhën për të folur Lulzim Bashës, nëse është dakord me ata, apo ka ndërmend t’ia nis nga e para, pa ata.

Reagimi ndërkombëtar për të mbështetur kaq fort zgjedhjet, nuk do kishte ndodhur, sikur të mos kishin folur Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ata ngritën në këmbë Perëndimin pro zgjedhjeve, dhe pro fushatës së Luzim Bashës.

Ky është një apel që Lulzim Basha duhet të zgjedhë nëse ka ndërmend të rinisë karrierën si lider i PD. Është ora e fundit, që atë mund ta pranojë dikush si kukull e Berishës dhe Metës. As shqiptarët dhe as Perëndimi nuk e pranojnë si të tillë! E provoi më 25 prill.

Next Post
Reforma Zgjedhore/ Ristani ndryshe nga PD: Sistemi nuk mundëson zgjedhjet të lira, duhen demokratizuar partitë

"PD duhet të riformatohet"/ Ristani për Bashën: Pasi ke humbur disa zgjedhje nuk ka nevojë të ngulësh këmbë për të vazhduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In