• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perëndimi ndau Maqedoninë

by Mero Baze
01/10/2018 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë dhe orientimin e saj pro-perëndimor, zbuloi një Maqedoni të ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit. Rezultati nuk është aq dëshpërues sa duket, sa i takon forcave pro-perëndimore, por ai tregon se tashmë Maqedonia ka hyrë në hartën e shteteve që janë të ndara në orientimin e tij pro dhe kundër Perëndimit.

Rezulatati prej 36 përqind, nëse marrim paraysh listat fiktive të votuesve në Maqedoni, që datojnë nga koha e Titos, dhe qindra mijëra qytetarë të saj në botë, që nuk kthehen kurrë në Maqedoni, në fakt është një rezultat që kap rreth 50 për qind të trupës faktike të votuesve. Por kjo nuk e ndryshon situatën.

Shumë vëzhgues të zhvillimeve në Maqedoni fajësojnë Perëndimin, për shkak se u tregua arrogant dhe imponues, duke mos u dhënë kohë qytetarëve të ndërgjegjësoheshin për rëndësinë e referendumit, duke e konsideruar atë betejë partiake. E vërteta është se Perëndimi u bë palë në këtë betejë, dhe humbi.

Ajo që është interesante, ka të bëjë me faktin se shqiptarët në Maqedoni, kanë votuar njësoj si maqedonasit. Nëse sheh shifrat e pjesëmarrjes në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Shkup dhe Dibër, ato shkojnë afërsisht tek 38 përqind, thuajse sa mesatarja e vendit, çka do të thotë se heronjtë pro-perëndimorë të Maqedonisë, nuk janë shqiptarët, por LSMD e Zaevit.

Ata nuk u përçanë, por u forcuan, ndërsa shqiptarët i ndanë qëndrimet mes pro-perëndimorëve dhe anti-perëndimorëve.

Shqiptarët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre, shumica të papërgjegjshëm për fatin që i pret nën një Maqedoni anti-perëndimore, dhe një pjesë të indoktrinuar vërtet nga erërat e Lindjes, në mos ato të Moskës, ato të Ankarasë.

Në finale, dhe ata janë rreshtuar duke u ndarë mes kampit Perëndimor dhe atij Lindor, të Maqedonisë.

E vërteta e hidhur është se Maqedonia u nda politikisht dhe tani e tutje çdo betejë politike, do të kthejë në ideologji të saj, orientimin perëndimor me atë anti-perëndimor.

Të gjitha llogaritë që bëhen për ta kapërcyer artificialisht këtë krizë, mund të dështojnë, nëse nuk ndryshon lidershipi i opozitës dhe nëse ai nuk bëhet një lidership pro-perëndimor.

Periudha dhjetë ditore për negociatat për ta votuar ndryshimin në Kuvend, mund të përfundojë dhe me pazare, por ajo nuk e shpëton dot ndarjen e Maqedonisë.

Edhe zgjedhjet e parakohëshme mund të prodhojnë një rezultat paksa më pozitiv, por jo të duhurin për ta ndryshuar historinë.

Maqedonia sot është një shtet i ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, duke pasur qytetarë që ëndërrojnë Perëndimin, dhe të tjerë që nuk e duan atë, dhe duke pasur shqiptarë që ëndërrojnë Perëndimin dhe të tjerë turkoshakë apo batakçinj, që nuk e duan atë.

Shqiptarët humbën shansin të ishin faktori i dukshëm pro-perëndimor i Maqedonisë, dhe u bënë homogjenë me spektrin politik të Maqedonisë. Ata janë po aq pro-perëndimor dhe anti-perëndimor sa maqedonasit, duke mos e kuptuar kurrë se ata mund të jenë të lirë jo nën çdo lloj Maqedonie, por vetëm nën një Maqedoni pro-perëndimore.

Çdo e ardhme e këtij vendi, dhe sidomos mbyllja e kësaj plage, do të hajë shumë kohë, dhe ka të bëjë thellësisht me reformimin e shoqërisë dhe opozitës nacionaliste, që është kthyer në regres për Maqedoninë.

Një pushtet autokrat dhjetëvjeçar, ka mundur të bëjë kërdinë dhe të shkatërrojë orientimin e një shteti të ri të lindur dhe mbrojtur nga Perëndimi me ushtri, qysh ditën e pare të lindjes.

Maqedonia është shembulli konkret përse regjimet autokratike, duhen shpartalluar sapo lindin, pasi pasojat që lënë pas, janë përtej partisë së tyre.

VMRO tashmë mund të përjashtohet nga Partitë Popullore dhe institucionet europiane, por kjo nuk e zgjidh situatën. Situatën e zgjidh një VMRO e re, një lidership i ri, i cili të mos ketë frikë nga elektorati i vet, që ti thotë se Maqedonia duhet t’i përkasë Perëndimit.

Deri atëhere, Maqedoninë që nuk e ndau dot as lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve, do ta ndajë koalicioni i shqiptarëve me maqedonasit pro Europës, me koalicionin e shqiptarëve me maqedonasit nacionalistë, kundër Europës.

Next Post
Leopardi mbyt majmunin, por shikoni çfarë bën me të voglin e tij

Leopardi mbyt majmunin, por shikoni çfarë bën me të voglin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com