• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Perëndimi druhet se Rusia mund të aneksojë më shumë territore të Ukrainës/ Moska dërgon parashutistë në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë

by Java News
12/11/2021 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.

Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po shton alarmin tek evropianët dhe Shtetet e Bashkuara.

Moska është akuzuar se ka ndihmuar aleatin e saj, udhëheqësin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, për orkestrimin e kalimit të migrantëve në Poloni, si një formë ‘lufte hibride’ kundër Bashkimit Evropian dhe provokim ndaj bllokut.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë biseduar me aleatët e NATO-s lidhur me mundësitë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për të gllabëruar pjesë të tjera të Ukrainës, siç bëri në vitin 2014 kur aneksoi Krimenë.

Më herët këtë javë, kryediplomati amerikan Antony Blinken tha se, “Nuk kemi qartësi rreth qëllimeve të Moskës, por e dimë si vepron ajo. Shqetësimi ynë është se Rusia mund të bëjë një gabim serioz duke u përpjekur të përsërisë atë që bëri në vitin 2014, kur grumbulloi forca përgjatë kufirit, u fut në territorin sovran të Ukrainës dhe pretendoi në mënyrë të rremë se ishte provokuar.”

Por nga ana tjetër, zyrtarët rusë mohojnë se shtimi i trupave në kufirin me Ukrainën ose dërgimi i parashutistëve në Bjellorusi është i pazakontë apo agresiv.

“Një njësi e parashutistëve rusë do të praktikojë më 12 nëntor zbarkimin në një territor të panjohur në rajonin Hrodna të Bjellorusisë si pjesë e stërvitjeve për të inspektuar gatishmërinë luftarake të parashutistëve”, tha përmes një deklarate të premten Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dërgoi në Moskë drejtorin e CIA-s William Burns, për të theksuar shqetësimet amerikane mbi lëvizjet ushtarake dhe krizën e migrantëve në rritje, të shoqëruar me një luftë të ashpër fjalësh, akuzash dhe protestash diplomatike mes Bjellorusisë dhe Polonisë.

Polonia, Lituania dhe Latvia kanë forcuar kufijtë e tyre me Bjellorusinë në përpjekje për të ndaluar kalimin e turmave të mëdha të migrantëve.

Këto vende e akuzojnë Lukashenkon për krijimin e krizës së migrantëve si hakmarrje ndaj Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë lidhur me zgjedhjet e debatuara dhe shtypjen e egër të protestave që sfidonin legjitimitetin e sundimit të Lukashenkos. Zgjedhjet u konsideruan gjerësisht të manipuluara.

Presidenti Lukashenko e ka mohuar me gjysëm zëri se ai po kërkon të shantazhojë Evropën duke u përpjekur të nxisë një krizë migrantësh, por tha se po reagonte ndaj presionit të huaj.

“Ne nuk po shantazhojmë askënd me migracion të paligjshëm”, u tha ai gazetarëve në Pallatin e Pavarësisë në Minsk në muajin gusht. “Ne nuk po kërcënojmë askënd. Por ju na keni vënë në rrethana të tilla që jemi të detyruar të reagojmë. Dhe ne po reagojmë.”

Vetëm në muajin tetor, Polonia regjistroi 15,000 tentativa për kalime të paligjshme të kufirit. Polonia dislokoi javën e kaluar 2,500 trupa të tjera në kufi, duke e çuar në 10,000 numrin e ushtarëve që patrullojnë kufirin.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Piotr Wawrzyk, tha: “Veprimet e ndërmarra nga autoritetet bjelloruse në javët e fundit kanë shenja gjithnjë e më të dukshme të një tensionimi të qëllimshëm”.

Të paktën 2,000 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë bllokuar në kufi në temperatura të acarta. Disa janë ankuar se janë rrahur nga rojet kufitare polake ndërsa i detyruan të kthehen mbrapsht në Bjellorusi. Organizatat humanitare kanë kritikuar si Poloninë ashtu edhe Bjellorusinë./ VOA

g.kosovari

Next Post
Beniada dhe Einxhel japin spektakël në “Big Brother VIP”/ Marrin vëmendjen e të gjithëve duke kërcyer twerk

Beniada dhe Einxhel japin spektakël në “Big Brother VIP”/ Marrin vëmendjen e të gjithëve duke kërcyer twerk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Gjykata Kushtetuese si strehë azilantësh ndërkombëtarë!

November 16, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

U qëllua nga i biri me sëpatë, ndërron jetë pas 10 ditësh në Spitalin e Traumës 72-vjeçari

November 16, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kënga serbe në eventin e BE, Kos kërkon falje: Nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian

November 16, 2026
Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

November 16, 2026
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

November 16, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi për këtë fillim jave, Jorgo Pulla zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

November 16, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

Çështja e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën dhe ia kalon dosjen SPAK-ut

November 16, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

Forumi i Zgjerimit, Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

November 16, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Emri/ U ndalua për drogë në kufi, shqiptarja ndërron jetë pas marrjes në pyetje nga policia

November 16, 2026
Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In