• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përdoruesit e marihuanës me më shumë prirje për kujtime të rreme

by
09/07/2015 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Përdoruesit e marihuanës nuk janë për dëshmitarë të mirë okularë. Sipas një studimi të ri, mendimet e tyre kanë më shumë gjasa të dëmtohen nga kujtimet e rreme.

Hulumtimi i mëparshëm ka treguar se përdorimi afatgjatë i kanabisit mund ta pengojë kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë të personit. Por studimi i fundit – i publikuar në Journal of Molecular Biology – dëshmon se përdoruesit e marihuanës kanë më shumë të ngjarë ta plotësojnë kujtesën e tyre të dobët me kujtime të rreme. Hulumtuesit e konstatuan këtë duke përdorur lojëra fjalësh për t’i provuar aftësitë e kujtesës së përdoruesve të marihuanës.

Pjesëmarrësve të studimit iu treguan për herë të parë listat e fjalëve dhe nga ata u kërkua t’i mësojnë përmendësh ato. Pas disa minutash, pjesëmarrësve iu treguan fjalët origjinale, si dhe fjalët e reja (disa semantikisht të lidhura, të tjerat jo), dhe nga ata u kërkua t’i identifikojnë se cilat i përkisnin listës origjinale.

Përdoruesit kronikë të kanabisit kishin më shumë të ngjarë se sa moshatarët e tyre të cilët nuk e përdornin kanabisin, që t’i identifikojnë gabimisht fjalët e reja të lidhura kuptimisht në listën origjinale.

Hulumtuesit gjithashtu e shoqëruan kuizin e tyre semantik me skanime të trurit në kohë reale, transmeton Koha.net. Skanimi tregoi se përdoruesit e marihuanës kishin nivele më të ulëta të aktivizimit në disa pjesë të trurit të lidhura me kujtesën dhe kujtimet.

“Këto rezultate tregojnë se përdoruesit e kanabisit e kanë një sensibilitet të rritur të shtrembërimit të kujtesës edhe kur nuk janë nën ndikim, gjë që e sugjeron një kompromis afatgjatë të kujtesës dhe mekanizmave njohës të kontrollit të përfshirë në monitorimin e realitetit,” shkruajnë hulumtuesit në artikullin e tyre të botuar rishtazi.

Një studim i publikuar më herët këtë vit nga hulumtuesit në Northwestern Medicine tregoi se të rriturit që kishin përdorur kanabis rregullisht në adoleshencën e tyre kishin më shumë të ngjarë të kenë hipokampus jonormal dhe probleme me kujtesën.

“Proceset e kujtesës të cilat duket se preken nga kanabisi janë ato që i përdorim çdo ditë për t’i zgjidhur problemet e zakonshme dhe për t’i mbajtur marrëdhëniet tona me miqtë dhe familjen,” tha dr. John Csernansky, shkencëtar i sjelljes në Northwestern. /

Next Post

Genta tregon gjoksin, fansat: E ka të bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com