• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Përdorte pistoletën që 14 vjeç, treti në acid një fëmijë”, kush është kreu i Cosa Nostras, i prangosur pas 30 vitesh

by A R
16/01/2023 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është arrestuar Matteo Messina Denaro. Bosi i mafias ishte në arrati prej 30 vitesh dhe ishte i kërkuari numër një në Itali.

Matteo Messina Denaro ishte i shtruar në një klinikë private “La Maddalena” në Palermo.

Operacioni është zhvilluar nga karabinierët e Ros. Lajmin e ka dhënë komandanti Pasquale Angelosanto.

Denaro, 60 vjeç, u bë bosi kryesor i Cosa Nostras pas arrestimit të Totò Riinas, Bernardo Provenzanos dhe vëllezërve Graviano.

Matteo Messina Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm si urdhërues i masakrave të Capaci dhe rrugës D’Amelio.

Kush është Matteo Messina Denaro

Ai është një “playboy” që jetonte mes femrave dhe makinave luksoze, gjithmonë dallonte nga të tjerët, por në mënyrë të pashpjegueshme, për 30 vite ka arritur t’i shpëtojë autoriteteve italiane.

Ai është Matteo Messina Denaro, njeriu që konsiderohet të jetë “capo dei capi” i mafias siçiliane dhe që dikur ka qenë në listën e 10 personave më të kërkuar në botë, bashkë me El Chapo-n dhe pasuesin e Osama Bin Laden. Është i njohur edhe si Diabolik në Itali, sipas një personazhi të filmave të animuar.

Bosi i bosëve është akuzuar edhe për përfshirjen në vrasjen e një gruaje shtatzënë, mbytjen dhe zhdukjen me acid të një fëmije. Në total, mbi të rëndojnë akuzat për 50 vrasje. Sipas raportimeve në Itali, dikur është mburrur para të tjerëve: “Kam mbushur i vetëm një varrezë”.

Si djali i një bosi mafioz me ndikim në Costa Nostra, Francesco Messina Denaro-s, Diabolik mësoi të përdorte pistoletën në moshën 14-vjeçare, ndërsa vrasjen e parë e kreu kur ishte 18 vjeç. I veshur shpesh me Armani, një prej viktimave të para të tij ka qenë pronari i një hoteli i cili kundërshtonte marrëdhënien e tij me recepsionisten.

Në vitin 1993, pasi ekzekutoi bosin kundërshtar Vincenzo Milazzo, ai mbyti me duar të dashurën e tij shtatzënë. Gjithashtu, autoritetet italiane besojnë se ka qenë i përfshirë në grabitjen dhe vrasjen e 11-vjeçarit, Giuseppe di Matteo, të cilin e mbajti peng për dy vite, në përpjekje për të ndaluar babain e tij që të dëshmonte në gjyq kundër mafias.

Kur shteti italian nisi të godiste organizatën e tij në fillim të viteve 1990, Denaro u shndërrua në një “ushtar” të devotshëm në luftën kundër autoriteteve. Ai besohet se ka luajtur rol edhe në vrasjen e prokurorit Giovani Falcone, pasi ishte njeriu që monitoronte lëvizjet e tij, para se makina e tij të hidhej në erë në vitin 1992. Bashkë me vrasësin brutal Giovanni Brusca, ai besohet të ketë ndihmuar në atentate me bombë në Firence, Milano dhe Romë, ku dhjetëra vetë mbetën të vrarë.

Edhe pse në arrati, Denaro ruajti autoritetin brenda mafias dhe pas arrestimeve të pasuesve të Toto Riina-s, Leoluca Bagarella dhe Bernardo Provenzano, mori drejtimin e Cosa Nostra. Kur Provenzano ishte ende i lirë, e mori në patronazh Denaro-n dhe e quante nip.

Edhe pse konsiderohet si “i fundit i Mohikanëve” i “shkollës së vjetër” mafioze, Denaro shihet si njeriu që diti të përshtatë një prej organizatave kriminale më të vjetra në Itali, me botën moderne. Fillimisht duke bashkuar klanet e përçarë rreth Trapanit, prej edhe nga vjen, e më pas duke u bërë personalisht si urë lidhëse mes mafias dhe karteleve kolumbianë të drogës.

Duke kopjuar në një farë mënyrë Pablo Escobar-in, Denaro shihet në Sicili si një hero i popullit. “Në qytet dëgjon vetëm se mafia të gjen punë dhe shteti ta merr”, tha për “The Guardian” Francesco Garofalo, pjesëtar i grupit anti-mafia “Libera”. “Ka njerëz këtu që e duan ta bëjnë Kryebashkiak”.

Megjithatë, ai çimentoi vendin e tij në “fronin” e mafias vetëm në vitin 2017, pasi kishin vdekur Bernardo Provenzano dhe Toto Riina. Policia italiane ngriti një strukturë të posaçme për kapjen e tij, të quajtur “Catturandi”.

Deri sot kur ra në pranga, përpjekjet për ta gjetur atë dështuan dhe sipas BBC, pasuria e tij personale ka arritur në mbi 3,5 miliardë dollarë.

Next Post
“Dorëheqja e Bashës nuk është fitore”, Kulluri: PD duhet të kthehet konkuruese

"PD është parti që nuk plotëson kriterin e rotacionit. Elektorati gri nuk do ta votojë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Pas protestës te Kryeministria, mbështetësit e PD-së pritet t’i bashkohen tubimit të dytë dhe të marshojnë te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

October 24, 2026
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

October 24, 2026
Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

October 24, 2026
Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

October 24, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In