Autoritetet policore italiane në aeroportin e Ciampinos në Romë kanë vënë në pranga 5 të rinj shqiptarë të moshës nga 25- 30 vjeç.
Akuza ndaj tyre është zotërim e përdorim i dokumenteve të falsifikuara në kalimin e kufirit.
Ata kishin adoptuar mënyrën e njohur “swapping”, njohur si shkëmbim për të udhëtuar drejt një vendi jo Schengen me dokumente të falsifikuara.
Kjo mënyrë konsiston në blerjen e 2 biletave udhëtimi, një biletë për të udhëtuar drejt një vendi Schengen e një tjetër drejt një vendi jo të zonës Schengen.
Sapo kalonin kontrollin kufitar ajror me dokumentin e tyre origjinal që i lejonte të udhëtonte në zonën Schengen, ata dezertonin fluturimin e përdornin dokumente të falsifikuara për t’u imbarkuar drejt një vendi jo të zonës Schengen.
5 shqiptarët janë dënuar me 1 vit e gjysmë burg, por si persona pa precedent penal i është pezulluar dënimi, që në rast përsëritjeje do të jetë shumë më i rëndë. /l.m