Dy vëllezër nga Fieri janë arrestuar nga Policia pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Në pranga u vunë shtetasit D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tyre policia i gjeti një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.
g.kosovari