• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përdorimi i Ramazanit nga myslimanët e PD-së, për të goditur Ramën

by Java News
06/06/2018 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bujar M. Hoxha/

Është e çuditshme se si muslimanët shqiptarë, besimi i tyre, gjenden përherë në mes të stuhisë, edhe kur flasin, edhe kur nuk flasin, edhe kur falen, edhe kur nuk falen, edhe kur shkojnë në xhami apo zbresin për pak minuta në shesh, edhe kur agjërojnë e shtrohen në iftar!

Këtë herë dhuratën e kanë prej kundërshtarëve të kryeministrit të vendit, të çdo ngjyre qofshin, që kanë gjetur një fushë tjetër për ta goditur atë në përpjekjen e mundimshme për ta ulur në gjunjë: pjesëmarrjen e tij në iftare, së bashku me fjalën respektive aty ku gjendet.

E bukura është se, ndërsa kritikët e numrit një të qeverisë e akuzojnë atë për çshenjtërim të frymës së muajit të Ramazanit, vetë nuk përtojnë ta nëpërkëmbin këtë shenjtëri duke e sulmuar atë po në kontekstin e Ramazanit!

Të djathtë, konservatorë, qoftë dhe pëdëistë, të varfëruar, të margjinalizuar, të taksuar, të turpëruar, të papunë, të pastrehë, kanë tërë të drejtën për t’u qarë për atë që po i qeveris prej vitesh. Shumë prej ankimeve, kritikave, gjithçkaje të thënë kundër tij, janë shpesh plotësisht me vend, gjersa Rama nuk ka mundur, apo, më saktë, ka dështuar, të ngjallë sadopak optimizëm te popullata. Veç muaji i Ramazanit nuk mund të kthehet në instrument për ta kryqëzuar atë.

Në këtë pikëpamje, spikat një figurë e njohur dhe e shumërespektuar e publicistikës politike, që flet për përdorim politik të muslimanëve nga kryeministri në këto ditë agjërimi, por që vetë, me apo pa dashje, e shfrytëzon këtë muaj për të shprehur pakënaqësinë parimore, dhe njëkohësisht emocionale, ndaj tij.

Sido që emri i tij nuk po përmendet këtu, është e qartë se për kë bëhet fjalë, dhe duhet nënvizuar se integriteti i tij i lartë, natyra e tij tejet pozitive dhe aspak e përlyer, e bëjnë mjaft të vështirë edhe një kundërvënie modeste ndaj këndvështrimit të shprehur nga ai.

Një kandidat për deputet në zgjedhjet e shkuara parlamentare në listën e PD-së, e që në do t’ia kishte dalë në garë do t’i bënte nder kësaj partie, publicisti në fjalë nuk është kurrsesi i paanshëm në shkrimin e tij. Përkundrazi, duke qenë kritik i vazhdueshëm i ashpër i Ramës, është mjaft i anshëm, edhe pse mëton t’i ruajë muslimanët nga përdorimi politik prej të kritikuarit.

Kryeministri akuzohet për shumë gjëra në shkrim: për vajtjen në iftare, për fjalët e gjata, për mungesën e idesë se ç’është muaji i Ramazanit, për mungesën e përunjësisë, për qenien e tij kulturalisht antifetar, për antifetari dhe për fokus të kësaj antifetarie te Islami, për një gjuhë që e zhvesh Ramazanin nga shenjtëria, për citim të dijetarëve muslimanë pa e patur idenë se kush janë, për përdorim të Islamit dhe hoxhallarëve, dhe, në fund, për tallje me fenë.

Njëkohësisht autori shkruan se këtu, në Shqipëri, dhe në botë shtrohen iftare nga politikanët apo ka pjesëmarrje të tyre në to. Por, ndryshe nga ata, Rama nuk ka asgjë të saktë që bën në këtë aspekt!!!

Për të mos hyrë në të thella, a ka të drejtë Rama të shkojë në iftare, a ka të drejtë të flasë dhe në ç’gjatësi kohore? A nuk mundet ai të përmendë dijetarë muslimanë, edhe pse më herët mbase, siç pretendohet, nuk ua ka dëgjuar emrin? A mundet të jetë njëherazi antifetar dhe të marrë pjesë në iftare?

Qëndrimi këtu nuk mund t’i shmanget subjektivitetit, dhe ashtu siç shkruesi pretendon se çka bën Rama është veç paudhësi, një tjetër analizues mund të pretendojë të kundërtën! Veç pak gjë mjafton për ta shembur logjikën e kritikuesit: ai flet apriori për padije të kryeministrit për dijetarët muslimanë të cituar! Nga e di këtë?

Sikur të tëra këto qëmtime kritike të qëndrojnë e të jenë objektive, a nuk do të ishte më mirë që autori të përmbahej për pak ditë, për të mos i përzier muslimanët në një betejë politike ku ata nuk do të jenë gjithsesi të fituar?

A nuk është e pavend që hem kritikon Ramën për përdorim të Ramazanit, hem e përdor vetë këtë muaj për t’i rënë atij me kopaçe?

Pse nuk matet me të njëjtin kandar, fjala vjen, iftari i presidentit, fjalimi i tij, vetëm pak ditë pasi kishte kërcyer me Baftjarin dhe rakinë e Skraparit në sfond?

A është i denjë rreshtimi me kundërshtarët mediatikë, të një niveli tjetër, të Ramës që, ndryshe, e akuzojnë atë se po tenton të shkatërrojë sekularizmin në Shqipëri?!

E nëse ai niset nga një merak i përdorimit të muslimanëve, ndonëse me qëllimin për të goditur Ramën, këta të fundit, pa asnjë merak për muslimanët, dhe ndoshta diçka më keq se kaq, ama me ta në qendër, na dalin me tezën e shkatërrimit të sekularizmit!

Ka pak arsye për ta dashur Ramën, veçanërisht nga pozitat e konservatorit, veç është e tepërt ta sulmosh atë duke përdorur Ramazanin, iftaret, muslimanët. Aq më tepër kur je një prej tyre. Aq më keq kur kjo të vë në rresht me të tjerë me interesa krejt të tjera.

Pozita kryeministrore ia lejon Ramës të shkojë dhe të flasë në iftare; nisur nga pozitat e respektuesit të Ramazanit, të agjëruesit, goditja e tij kësisoj nuk lë shije të mirë.

Më e pakta, çshenjtërimi i muajit të Ramazanit, edhe në qoftë i tillë, nuk meriton përgjigjen me të njëjtën monedhë. Ka muaj të tjerë plot për t’u marrë me Ramën. Nuk ka pse muslimanët të jenë garniturë në këtë mesele.

Next Post
Kujdes nga “overdoza e ujit”, ja sa duhet të konsumoni

Kujdes nga "overdoza e ujit", ja sa duhet të konsumoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com