• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përdorimi i armëve nga Garda, i paligjshëm”, ish-ministri i Rendit skanon 21 Janarin: Ikja e Policisë, e gabuar

by Os De
12/11/2025 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bajram Yzeiraj, ish-ministër i Rendit,  i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh me bindje të plotë se përdorimi i armëve nga Garda në 21 Janar ishte i paligjshëm.

“Më 21 janar po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të thënë që Garda ka një ligj specifik, që ka zbatuar detyrën, që ka zbatuar ligjin. Unë ju them me kompetencë se përdorimin e armës nga punonjësi i policisë, nga punonjësi i Gardës, e kam dhënë mësim mbi 20 vjet dhe di mirë si i kanë ligjet në Perëndim për përdorimin e armës, rastet dhe kushti që është për çdo rast dhe procedurat që duhen ndjekur. Dhe ju them që nëse prokurorët bien në këtë ujdi që Garda ka zbatuar ligjin në përdorimin e armës, unë ju them 100% që nuk e ka zbatuar ligjin, sepse ligji në njërin krah të jep të drejtën e përdorimet si rast, por të vë kushte. Nëse do ta kishte përdorur Garda armën ndaj makinës që tentoi, nuk mund të parashikonte se çfarë kishte brenda, dinamit, armë e me radhë. Ishte momenti më ideal për të qëlluar me armë ndaj mjetit dhe drejtuesit që ta parandalonte. Pse? Se u sulmua direkt objekti. U fut brenda rrethimit. Gjithë përdorimi i armës nga Garda ka qenë i kundërligjshëm, qoftë dhe për të trembur. Nuk të autorizon ty ligji. Pse? Se atë territor e kishte Policia e Shtetit dhe Policia e Shtetit gaboi rëndë që e la territorin. Jemi në një territor dhe territorin për sigurinë publike e ka policia dhe ka ligjin për tubimet, kurse objektin e ka Garda”, tha Yzeiraj.

“Kush drejtoi për masat e sigurisë që të harmonizonte, koordinonte dy forcat e sigurisë, policinë dhe gardën? Si ka mundësi që policia ikën dhe nuk futen struktura të tjera të zëvendësojnë policinë, qoftë edhe formalisht, që ta mbajnë nën kontroll territorin. Ikja e policisë e emocionoi më keq shërbimin e Gardës, i cili ngeli vetëm edhe kur ra intensiteti i sulmit ndaj Gardës me individë të veçantë, me guralecë, me gjëra të tjera, Garda vazhdoi të qëllonte, derisa arriti fazën që s’e kontrollonte veten fare. Garda ka shkelur ligjin për përdorimin e armës. Lartësia që ishte grupi atje që rrinte tek dritaret e katit të parë të kryeministrisë rrinte me pozicion. Do të thotë në lartësinë e një trupi njeriu. Si ka mundësi ti gjykatës ta quash vrasje nga pakujdesia? Ajo është vrasje me dashje, po ti nuk di që do vrasësh Hasanin apo Bajramin. Ti do të vrasësh nga ata tubues që po të sulmojnë ty. Po s’ka rëndësi emri i personit që kërkon të vrasësh, që ta kualifikosh ti vrasje me dashje. Është me dashje, është e vullnetshme, është me dëshirë. Nuk është një zbrazje e armë nga pakujdesia. Tentativa që bëhet për të mbrojtur tezën se e kanë përdorur armën në mënyrë të ligjshme se kanë një ligj, nuk qëndron. I kanë shkelur të tëra rastet, kushtet dhe rregullat e procedurat e përdorimit të armës. S’kishin pse ta përdornin armën fare ndaj demonstruesve. Ishte përgjegjëse policia. Ky ministri i Brendshëm, ku ishte? Çfarë bënte ky? Finte gjumë? Ti dëgjove të raportojnë që po qëllohet me armë. Atëherë, minimalja do urdhërosh të ndalojnë. Edhe pse nuk është direkt përgjegjës për të drejtuar operacionet. Atje ishte fat i madh që u vranë katër. Edhe ata 137 do ishin të shtrirë të tërë, ishte rastësi. Pse? Se ishin vrasje që s’kontrollonin fare ata për armët se ku do shtinin”, shtoi Yzeiraj.

Next Post
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

“Opozita nga e Hëna në protestë”, deputeti i PD jep detajet e organizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In