• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përdori të njëjtët numra në 6 bileta, burri fiton lotarinë që i ndryshoi jetën

by A R
23/12/2022 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një veteran nga Vietnami hyri në një dyqan pijesh alkoolike në Massachusetts në një ditë të ftohtë dhjetori dhe luajti lotarinë, siç kishte bërë për më shumë se 20 vjet.

Intuita e tij i tha, “mos bli vetëm një biletë, bli gjashtë. Dhe përdot të njëjtët numra në secilën biletë”.

Numrat e Raymond Roberts dolën fitues gjatë lotarisë dhe kishin vlerë 390,000 dollarë secili si çmim në para.

Roberts zgjodhi të merrte një shumë të përgjithshme për pesë nga biletat, duke fituar gati 2 milion dollarë  në total. Ndërsa për biletën e gjashtë, ai zgjodhi opsionin e pensionit që do të thotë se ai do të marrë 20 pagesa vjetore prej 25,000 dollarë.

Lotaria jep një shumë të caktuar për zgjedhjen e saktë të pesë topave, siç bëri Roberts, që do të thotë se janë të mundshme fitore të shumta me të njëjtat numra.

Numrat fitues që zgjodhi zoti Roberts ishin një kombinim i sajuar me kujdes i ditëlindjeve dhe datave të përvjetorit. I kishte përdorur në bileta të tjera lotarie, në ditë të tjera, por kishte dalë pa gjë.

Veterani, i Fall River, 50 kilometra në jug të Bostonit, i mori fitimet e tij më 15 Dhjetor. Dhe nëse të gjithë pyesim veten se çdo ketë bërë ky burrë me këtë pasuri që i erdhi papritur, sipas BBC, ai fillimisht do të blejë një motor.

“Lucky for Life” ishte loja që luajti zoti Roberts, dhe në të vërtetë kështu mund ta quajnë disa.

Sipas rregullave të lojës, shanset për të fituar vetëm 25,000 dollarë në vit për çmimin e përjetshëm janë një në 1,813,028.

/a.r

Next Post
Yuri Kim: Ka interesa të forta biznesi që diktojnë median, gazetarët duhet të bëjnë punën e tyre pa u kanosur apo frikësuar

VIDEO/ Ambasadorja Kim urim special për shqiptarët në gjuhën shqipe për festat e fundvitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com