Disa mijëra mbështetës të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilluan protesta të dhunshme në të gjithë vendin ditën e djeshme.
Në Uashington, protesta degjeneroi në përleshje midis anëtarëve të një grupi të krahut të djathtë dhe kundërprotestuesve të majtë.
Katër njerëz u dërguan në spital me plagë me thikë me dëmtime të rrezikshme për jetën, sipas The Guardian. Policia tha se 23 persona u arrestuan përgjatë tubimit.
Protestat u zhvilluan gjithashtu në Xhorxhia, Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Nevada dhe Arizona, ku fushata e Trump ka kërkuar të rrëzojë numërimin e votave, duke i cilësuar zgjedhjet si të vjedhura.
Protesta ka pasur vazhdimisht që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor, të cilat u fituan nga demokrati, Joe Biden./a.p











