• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Përdora acid për të zhdukur trupin”/ Gjendet trupi i shqiptares së zhdukur, Sibora Gagani

by Java News
07/06/2023 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupi i Sibora Gaganit, 22-vjeçares shqiptare u gjet këtë të martë i murosur në shtëpinë në Torremolinos ku ajo kishte jetuar me të dashurin italian, Marco Gaio Romeo.

Sipas mediave spanjolle, policia gjeti trupin e saj në një kuti druri të fshehur mirë në murin e shtëpisë, pas kontrolleve të shumta dhe të përsëritura në apartamentin e ndarë në dy kate, në qendër të Torremolinos.

Njësitë speciale përdorën detektorë dhe pajisje me rreze X disa herë gjatë kontrollit derisa mundën të gjenin mbetjet e kufomës. Aktualisht, këto të fundit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për kryerjen e autopsisë dhe konfirmimin e identitetit.

Ish-partneri i Siborës akuzohet për vrasjen e  një gruaje tjetër me emrin Paula me të cilën pati një marrëdhënie deri në muajin Maj të këtij viti. Pas arrestimit për këtë ngjarje, 45-vjeçari rrëfeu se kishte vrarë Siborën, e kishte murosur pasi kishte parë një foto të tij në komisariatet e policisë dhe shtoi se e kishte zhdukur trupin duke përdorur acid.

Zhdukja misterioze e Siborës

Disa ditë pas zhdukjes së Siborës në Korrik 2014, 45-vjeçari italian foli me nënën e së resë shqiptare dhe i tha se vajza do të kthehej në Itali nga dita në ditë, edhe pse ajo nuk kishte marrë gjërat e saj ndërsa në ditën që u pa për herë të fundit, celulari nuk jepte më sinjal.

Fakti është se Sibora, e cila u zhduk në moshën 22-vjeçare dhe sot do të ishte 31 vjeçe, nuk u kthye kurrë te familja e saj.

Rrethanat e humbjes së gjurmëve të Marco ngritën pyetje të njëpasnjëshme që udhëhiqnin drejt të menduarit për më të keqen: celulari i tij rezultonte i fikur, nuk kishte kontaktuar me familjen e vet të cilën e telefononte shpesh, dokumentet rezidenciale kishin skaduar dhe nuk ishin të rregullta ndaj nuk mund të udhëtonte.

Pak kohë më parë, Sibora i kishte thënë nënës së saj se marrëdhënia “nuk po shkonte mirë” dhe se Marco, me të cilin u shpërngul në vitin 2011 në Costa del Sol, “e keqtrajtonte”. Familjarët dhe hetuesit gjithmonë dyshonin se kush ishte i dashuri i Siborës.

Vrasja e 28-vjeçares në La Carihuela, Paula, një nënë me tre fëmijë prej të cilëve njëri me 45-vjeçarin, i cili ishte po i njëjti person që kishte vrarë Siborën, vuri në lëvizje policinë që mundi ta arrestonte pak orë më pas. Të dyja vajzat nuk rezultojnë të regjistruara në sistemin e monitorimit të dhunës me bazë gjinore, ndërsa e kundërta ndodh me të dhënat e italianit.

Marco Gaio Romeo është i akuzuar për të dy krimet dhe ndodhet në paraburgim. Ndaj tij ka patur denoncime të mëparshme për dhunë me bazë gjinore, por asnjë prej tyre nuk ka patur si rezultat vrasjen.

/s.f

Next Post

Horoskopi ditor, e enjte 8 qershor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In