• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përdor hallet e Elbasanit për fasadë”/ Anëtarja e këshillit bashkiak kundër deputetes Çapja në seancën me KLSH

by E S
09/11/2025 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedagogia dhe anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, ka reaguar pas seancës raportuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Parlament, ku u shfaq edhe deputetja e PD në Elbasan, Klodiana Çapaj, duke i drejtuar një pyetje kreut të KLSH-së, Arben Shehu, nëse kishte referuar në SPAK konstatimet gjatë auditimit në Bashkinë e Elbasanit.

Edhe pse qëndrimet dhe pyetjet e zonjës Çapja në Kuvend dyshohet se diktohen nga mentori i saj Luçiano Boçi, përfitues i tenderave dhe koncensioneve publike me vlerë dhjetëra milionë euro përmes krushkut të tij, pyetja e Klodiana Çapajs reflektonte cektësi, injorancë dhe degradim të rolit të deputetit si përfaqësues i interesave të zgjedhësve.

Doris Madhi informon deputetet Çapja, produkt i pazareve të Boçit, Shkëlzenit dhe klaneve kriminale në Elbasan, se SPAK dhe BKH ka zbarkuar disa herë në Bashkinë e Elbasanit pikërisht nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Reagimi i plotë nga Doris Madhi (anëtare e Këshillit Bashkiak Elbasan)

Në një kohë kur qyteti i Elbasanit nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mjerueshme infrastrukturore për shkak të punimeve të tejzgjatura të UKE, kur çmimi i ujit të pijshëm, që realisht është i papijshëm është rritur me 80%, kur varfëria mbizotëron qytetin e apatia mbyt është i papranueshëm, përdorimi i halleve të Elbasanit për të bërë opozitë fasadë.

Krijon konfuzion, teatër me aktorë të dobët e deri diku dhe ilaritet për nivelin e artikulimit gjuhësor e mungesës së argumentit juridik trajtimi i çështjeve të mprehta për qytetin në atë që duhet të ishte tempulli i të drejtave të qytetarëve, të kthyer sot në cirk me pjesëmarrjen e opozitës, që kapet pas mustaqeve të Çelos e harron që mënxyrat ndodhin në terren.

Më vrau veshin në seancën plenare të së enjtes së shkuar pyetja që deputetja Elbasanit i drejtoi kreut të KLSH nëse ka referuar ne SPAK shkeljet e konstatuara në Bashkinë Elbasan nga projekt-raporti që daton dy vite para (shënim i autorit).

Bën përshtypje naiviteti i pyetjes së sugjeruar në mungesë informacioni real mbi funksionimin e institucionit të KLSH dhe shkeljeve reale të konstatuara në raportin e këtij të fundit.

Fillimisht, vlen për t’u theksuar se kreu i KLSH propozohet nga Presidenti i Republikës dhe miratohet e zgjidhet nga Parlamenti. Këtu lind natyrshëm logjika e mungesës së pjesshme të autonomisë së këtij institucioni apo fuqisë për të çuar pas hekurave zyrtarë të lartë siç janë Kryetari i Bashkisë apo N/Kryetarja, që kam përshtypjen u sulmua tërthorazi nga kjo pyetje, meqë sot është deputete e RSH nën siglën e Partisë Socialiste.

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep indicie në hetim, ndaj shumë pastër e drejtpërdrejt mund t’i kërkohej llogari kreut të SPAK se pse nuk ka nisur hetime për Bashkinë Elbasan, kur referoi para komisionit të ligjeve pak javë më parë. Pse nuk ndodhi kjo?!

Me siguri, përgjigja që do merrnin do ishte që BKH ka zbarkuar disa herë në Bashkinë Elbasan duke sekuestruar kompiutera e aparatë celularë, fill pas raportit të KLSH. Sigurisht, janë indicie të marra të cilat mund të mos bëhen publike për arsye sekreti hetimor, që duhet mirëkuptuar juridikisht e praktikisht nëse ke diligjencën t’a bësh.

Mungesa informacionit se çfarë ndodh në qytetin ku je zgjedhur është po aq e pafalshme sa mungesa e përçimit të saktë të informacionit nga kolegu që të sugjeroi të drejtoje pyetjen, i cili, si ish këshilltar bashkiak ishte plotësisht në dijeni të faktit se BKH ushtroi kontrolle në Elbasan.

Meskiniteti i sulmeve personale të deputetëve të PD-PS ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që deri dje kanë ndarë besimin në financat e përbashkëta del dukshëm në sipërfaqe.

Pse kjo inisiativë (denoncimi në SPAK) nuk merret nga grupi i deputetëve të Elbasanit apo zonja në fjalë që zotëron plotësisht tagrin dhe supozohet dhe përgatitjen profesionale të kryejë denoncimin?!

Pse deputetët e Elbasanit dhe zonja në fjalë nuk u shqetësuan një herë të vetme për problemet reale të Elbasanit, nuk paraqiten as në një mbledhje të vetme të Këshillit Bashkiak për të suportuar grupin opozitar?!

Ku ishin kur çmimi i ujit u rrit me 80%, kur u ngrit Komisioni Hetimor për vdekjen aksidentale të një punonjësi të Bashkisë, kur koefiçienti i ndërtimit në zonën e Stadiumit u rrit 10 fish, sepse vetë Kryetari ka ndërtuar në zonë dhe dosja e përgatitur për të fle në një sirtar?!

Opozita do këllqe, do transparencë e trimëri për t’u bërë, ndaj këto patetizma me pyetje të hedhura qorrazi janë të tepërta për këdo që jeton në qytetin e Elbasanit, dikur i luleve dhe i dijes, tani i baltës e injorancës!

Nën petkun e këshilltares bashkiake opozitare kërkoj bashkim forcash e bashkëpunim, jo meme të gatshme e të pambrojtshme para publikut! Në të kundërt, ndërroni argument e na lini ta mbrojmë vetë Elbasanin siç kemi bërë deri tani, me argumente ligjore, vendosmëri, artikulim e mbi të gjitha trimëri edhe përballë kostove të mëdha!

Next Post
Aksident në një galeri në Bulqizë, humb jetën minatori

Ari i padukshëm i epokës digjitale, harta e mineraleve të rralla favorizon Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In