• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përdhunuan turisten, Salvini: Asnjë lehtësim për krimbat përdhunues, të kastrohen kimikisht

by Java News
28/03/2019 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka bërë thirrje që tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e një turisteje 19-vjeçare të kastrohen kimikisht nëse shpallen fajtorë.

Turistja akuzoi Roberto Mirabellan, 20 vjeç, Salvatore Castrogiovannin, 19 vjeç dhe Agatino Spampinaton, 19 vjeç, se e kanë joshur atë në një bar në Catania, në bregun lindor të Sicilisë, përpara se ta përdhunonin në makinë dhe të filmonin sulmin.

Pas arrestimit të tre personave, Salvini  u shpreh në Twitter të mërkurën: -“Asnjë lehtësim për krimbat ngacmues që përdhunuan një turiste. Tu jepet dënim i merituar dhe kastrim kimik! ‘

Kastrimi kimik përbëhet nga shfrytëzimi i barërave dhe substancave kimike të cilat “vrasin” seksualitetin dhe libidon, pa u përdorur sterilizim apo heqjen e organeve.

Ngjarja ka ndodhur me 15 mars, ku tre të rinjtë i ofruan asaj për të pirë në një bar. Më pas e futën me forcë në makinë dhe e përdhunuan. Viktima u përpoq të thërriste  fshehtas policinë, por grupi e ndaloi.

Policia identifikoi tre të dyshuarit pasi njëri nga djemtë i dërgoi viktimës një video të sulmit seksual.  Vajza amerikane, e cila ishte në qytet prej tre muajsh, gjithashtu tregoi incizimet e të dyshuarve që e filmuan ndërsa ishte në klub.

Mirabella, Castrogiovanni dhe Spampinato, u arrestuan me dyshimin për përdhunim më 21 mars dhe u dërguan në burgun e Piazza Catanianas në Lanza. Të tre ata i mohojnë akuzat. Vajza është kthyer tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

g.kosovari

Next Post
Xhafaj: Qesharake, politika nuk mund t’i bëjë vettingun vetvetes

Vettingu në polici/ Xhafaj: Nuk mund të bëhet nga SHÇBA, cënohet pavarësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takohet me studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

Rama takohet me studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

November 20, 2026
Rusia: Serbia nuk na tradhton, BE po ushtron presion për sanksionet ndaj Moskës

Rusia: Serbia nuk na tradhton, BE po ushtron presion për sanksionet ndaj Moskës

November 20, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Incident pranë Hormuzit, cisterna e naftës goditet nga raketa

November 20, 2026
“Kush nuk jep gjithçka, të largohet”, Ultimatum te Dinamo pas humbjes

“Kush nuk jep gjithçka, të largohet”, Ultimatum te Dinamo pas humbjes

November 20, 2026
Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë

Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë

November 20, 2026
Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

November 20, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore, Leka: Demo dhe Koçiu tregojnë se gara në Tiranë merret seriozisht

November 20, 2026
Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

Alarm për bombë në avionin Manchester–Rinas, kontrollohen pasagjerët dhe bagazhet

November 20, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Populli i Gretës dhe populli ynë

November 20, 2026
Euro biejnë në 89 lekë, Çela: Flukset e larta të valutës dhe investimet e huaja po forcojnë lekun

Euro biejnë në 89 lekë, Çela: Flukset e larta të valutës dhe investimet e huaja po forcojnë lekun

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In