• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përdhunonte të mitur, arrestohet drejtori i Teatrit Kombëtar në Greqi/ Lignadis: Janë thashetheme

by Java News
22/02/2021 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “cunam” zbulimesh kanë dalë në dritë ditët e fundit në Greqi, për drejtorin artistik të Teatrit Kombëtar Dhimitris Lignadhis, i cili është arrestuar pasi akuzohet për pedofili seriale.

Kutia e Pandorës është hapur dhe rasti i Lignadis ka arritur përmes një kërkesëpadie në Gjykatë nga një 25 vjeçar, me akuzën se ai e ka përdhunuar në moshën 14-15 vjeçare.

Pas kësaj një “lumë” akuzash janë ngritur ndaj regjisorit për përdhunime ndaj shumë të miturve, kryesisht djem.

Të premten mbrëma një gruaje e cila është konsideruar e rëndësishme për çështjen dhe emri i së cilës nuk është bërë publik, ka rrëfyer për prokurorin e çështjes çdo gjë që dinte në lidhje me akuzat e ngritura kohët e fundit për regjisorin e njohur. Sipas mediave greke, gruaja në fjalë është një njeri i afërt i regjisorit.

Kohët e fundit sipas informacioneve të zbuluar, Lignadhis manipulonte refugjatë dhe emigrantë, me qëllim përdhunimin duke i premtuar një karrierë në botën e artit.

Në Greqi javët e fundit kanë gjetur guximin shumë persona nga bota e artit dhe kanë ngritur akuza ndaj emrave shumë të shquar të fushës për dhunë verbale, fizike, ngacmim seksual dhe përdhunim duke shokuar opinionin publik.

Nga ana tjetër ish-Drejtori  Dimitris Lignadis ka mohuar të gjitha akuzat për përdhunim që rëndojnë mbi të. Iefimerida ka bërë publike një bisedë të tij me hetuesen e çështjes.

Hetuesja: Z. Lignadis, ka një urdhër kundër jush. Ju jeni akuzuar për krimin e përdhunimit. Të akuzuarit kanë regjistruar dy procese gjyqësore të ngritura kundër jush në zyrën e prokurorit. A dini për to?

Dimitris Lignadis: Jo, zonjë hetuese, unë nuk e di, nuk e di … përtej asaj që tingëllon si thashetheme … Unë nuk di për procese gjyqësore…

Hetuesja: Ka dy raportime pwr përdhunim. A dini ndonjë gjë për to? Për ankesat? Këto akuza janë shumë të rënda, Z. Lignadis.

Dimitris Lignadis: Jo, nuk e di. Unë i mohoj të gjitha akuzat. Nuk e kam iden. Unë nuk jam informuar, unë menjëherë e vë veten në dispozicionin tuaj, në dispozicion të autoriteteve. Kjo është arsyeja pse unë u paraqita menjëherë pasi u dha urdhri, policia nuk më kërkoi, kisha diçka për të fshehur! Unë jam i sinqertë me ju, në tërë këtë histori nuk ka asnjë çështje, as për t’u fshehur, as për të shpëtuar, as ndonjë gjë tjetër,” ka thënë Lignadis.

g.kosovari

Next Post
“Shkumbini po del nga shtrati! Largohuni nga shtëpitë”, Braçe thirrje banorëve të 5 fshatrave në Lushnjë

Prej 25 vitesh deputet, zbulohet pasuria e Erion Braçes, ja gjetjet e raportit dhe deklarimet e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

November 7, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In