• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përdhunoi një 75-vjeçare/ U arrestua sot në Fier, zbardhen detaje për 24-vjeçarin e dënuar me 6 vite burg në Itali, iu afrua të moshuarës në autobus…

by S T
18/04/2025 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media italiane ka publikuar sot (18 prill) detaje nga ngjarjet kriminale ku ishte përfshirë 24-vjeçari i arrestuar sot në Cakran të Fierit, për llogari të drejtësisë së vendit fqinj.

Policia e Shtetit informoi se i arrestuari Erbin Nazeraj do të ekstradohet, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Xhenovës, për sulm seksual dhe krim ndaj pronës.

Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari është akuzuar dhe dënuar në mungesë për sulmin dhe abuzimin ndaj një gruaje të moshuar, 75-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Xhenova, në verën e vitit 2021.

Ai ishte zhdukur menjëherë pas dënimit dhe kishte një urdhër-arresti evropian në pritje kundër tij.

Sipas dinamikës së ngjarjes, 24-vjeçari i ishte afruar gruas italiane në autobus, duke nisur ta ngacmojë. Më pas ai e ndoqi atë në shtëpi dhe, e pasi hyri me forcë në shtëpi, e goditi me grusht në fytyrë para se ta abuzonte seksualisht. Gjatë arratisjes i kishte vjedhur edhe celularin.

Gjykata e Apelit të Xhenovas kishte dhënë vendimin e formës së prerë për dhunë seksuale, vjedhje të rëndë dhe plagosje personale, por i riu nuk gjendej më.

Kërkimet mes policive të të dy vendeve çuan në lokalizimin dhe arrestimin e tij, pas informacioneve të siguruara. Policia e Shtetit konfirmoi sot se prangosja u bë me qëllime ekstradimi.

“Operacioni i përbashkët ndodhi në përfundim të një bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe organeve ligjzbatuese shqiptare, me mbështetjen e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë të Ambasadës Italiane në Tiranë. Përcaktues ishte bashkëpunimi me njësinë speciale lokale FAST, e cila vazhdoi arrestimin e të arratisurit”, informon media e vendit fqinj.

Next Post
Rrëfimi i Irini Qirjakos: Dhëndrin e zhdëpën në dru ditën e dasmës! Burrat rrinin 60 metra larg grave…

“Edhe në banesën e fundit e përcolla me këngë”, Irini Qirjako dedikim për nënën: Më doli në ëndërr…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In