• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përdhunoi gjyshen, dalin detaje të tjera tronditëse për 36-vjeçarin. Më parë kishte përdhunuar edhe mbesën

by Ardit Rada
01/02/2021 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i të moshuarës rrëfen si e gjeti nënë kur erdhi në shtëpi dhe se ai është dënuar më parë për dhunë seksuale.

Ismet Meçani tregon për “Shqipëria live” se kur erdhi në shtëpi pa nënën të dhunuar dhe të zhveshur ndërkohë që në dhomë ishte dhe Saimiri.

“Tani nëna është më mirë, por ka shenjat e dhunës. Flet shumë pak.

Atë ditë mora djalin nga Greqia, kur erdhëm këtu, gjetëm plakën.  Gjetëm Saimirin me nënën, djali e pa i pari, më tha çfarë ka nëna. Tha që plaka qenka vrarë, iu afrova dhe pashë që ishte e zhveshur. Saimiri ishte ulur aty. Pyeta plakën kush të ka vrarë tha që e ka vrarë dhe zhveshur Saimiri. Pyeta Saimirin dhe i thashë si nuk ke turp.

Më parë Saimiri ka dhunuar mbesën e vet. I thashë mirë mbesën po dhe plakën. Ka ndodhur në Greqi, ka vite më parë. E ka përdhunuar, ishte 17-18 vjeç. E kanë dënuar në Greqi, pastaj e kanë falur.

Por, nuk na shkonte mendja që ta bënte te gjyshja. Plaka i tha policisë që Saimiri e ka përdhunuar, nuk e di a e ka pranuar Saimiri. Ai pinte me shumë veta, pinte alkool“.

Ismeti tregon se Saimiri ishte djali i gruas me të cilën është ndarë. Por, thotë se pavarësisht kësaj e ka pranuar Saimirn në shtëpi. “Unë e kam pranuar, por ai vinte në shtëpi të bënte ndonjë prapësi, vidhte ndonjë gjë. Tani çështjen ia kam lënë shtetit në dorë, dua të dënohet npër atë që ka bërë, inati nuk nxirret te 90-vjeçarja, e ka nxirë nga trupi dhe fytyra”, thotë djali i të moshuarës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H.K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari Saimir Metani ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase./a.p

 

Next Post
Koronavisusi në Kosovë, 184 raste të reja dhe 3 viktima

Situatë e qëndrueshme me Covid në Kosovë, përditësimi i situatës për 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

November 10, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

November 10, 2026
Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

November 10, 2026
“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

November 10, 2026
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

November 10, 2026
“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In