• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përdhunoi e la shtazanë 15-vjeçaren, vajza mbron babain: Nuk ndodhi me dhunë…

by A R
27/04/2018 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse analiza e ADN-së e vuri me shpatulla pas murit Ligor Bibën, i cili nuk e pranonte se e kishte përdhunuar dhe lënë shtatzënë fqinjën e tij 15-vjeçare, familja duket se nuk i ka kthyer shpinën.

Vajza e tij Bona ka telefonuar live gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ku në qendër është pikërisht historia e minorenes. Në asnjë moment ajo nuk pranonte se familja e saj kishte kërcënuar vajzën dhe familjen e saj. Duke mbrojtur të atin ajo tha se ai nuk e ka ditur moshën e 15-vjeçares dhe për më tepër se marrëdhënie mes tyre nuk kishte ndodhur me dhunë.

“Nuk është asgjë e vërtetë. Deri ditën që e kanë arrestuar babain ka qenë në shtëpinë time vajza dhe babai i saj. Nuk është me dhunë ajo gjë. Babai nuk e ka ditur moshën sepse jetonte në emigrim. Nuk kemi vajtur fare, jo më t’i kemi kërcënuar. Do vijë momenti do flasë. Kërkoj drejtësinë e babait tim”, tha vajza e të akuzuarit, raporton “BalkanWeb”.

Por nga ana tjetër vetë vajza që ka lindur fëmijën e babait të saj tha se Ligori e dinte pasi mbesa e tij ishte në klasë me të.

Ngjarja u zbulua në tetor të vitit 2017 pasi 15-vjeçarja ishte 7 muajshe shtatzënë nga përdhunimi.
Ligor Biba u arrestua por nuk e pranoi krimin. Në mars të këtij viti analizat e ADN-së konfirmuan se 55-vjeçari është babai i foshnjës, pra edhe autor i përdhunimit./a.m.

Next Post
Vettingu në polici, 5 vende vakante në Komision, ja kriteret për kandidatët

Vettingu në polici, 5 vende vakante në Komision, ja kriteret për kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com