Një shtetas ka rënë në prangat e policisë pasi mbi të rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me persona të mitur.
Nga policia e Korçës bëhet me dije se Denis Xhika është ndaluar në flagrancë. 26-vjeçari mësohet të ketë kryer marrëdhënie me dhunë me shtetasen D.R, 15 vjeç.
Policia ka nisur plotësimin e dosjes me fakte për t’ia kaluar çështjen më pas prokurorisë.